Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Xabi Alonso: Nuk e kemi frikë Cristianon Empty Xabi Alonso: Nuk e kemi frikë Cristianon

Mon 25 Jun 2012 - 15:59
Xabi Alonso: Nuk e kemi frikë Cristianon Xabi-Alonso“Nuk do të ketë asnjë plan anti-Cristiano. Ne luajmë gjithmonë njësoj pavarësisht rivalit që kemi përballë edhe pse i studiojmë ata para ndeshjeve.”

Këto janë fjalët e mesfushorit spanjoll Xabi Alonso, i cili të mërkurën do të ketë përballë shokun e skuadrës tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo, kur Spanja të luajë gjysmëfinalen e parë të EURO 2012 ndaj Portugalisë.

Në lidhje me kritikat që kanë filluar të vijnë për lojën e Spanjës nga mediat italiane që e konsiderojnë atë si të mërzitshme, Alonso deklaroi: “Nëse loja jonë i duket e mërzitshme ne duhet ta pranojmë këtë mendim, por nuk na shkon në mendje të ndryshojmë stilin tonë që na ka dhënë kaq shumë suksese.”

Gjysmëfinalja Spanjë-Portugali do të luhet mërkurën (27 qershor, ora 20.45) në Donetsk (Ukrainë).

Euro2012..tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi