Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Artiola Toska: Hyj tek këngëtarët e paguar Empty Artiola Toska: Hyj tek këngëtarët e paguar

Mon 25 Jun 2012 - 16:02
Artiola Toska mund të duket si një vajzë e vogël për shkak të trupit imcak, por pas kaq vitesh karrierë ajo është një zonjë dhe mbi të gjitha një produkt i shtrenjtë në muzikën tonë popullore.
“Unë hyj tek këngëtaret e paguara, por nuk mund të them se ku renditem sepse nuk e di sa marrin kolegët. I kam bërë hyzmetin kësaj pune dhe më vjen mirë që kam fitime dhe kam ende oferta”, tregon këngëtarja tiranase.Artiola jeton me bashkëshortin në një shtëpi tiranase të vjetër të ruajtur me fanatizëm. Kombinimi është i çuditshëm: një model i një shtëpie të vjetër me një kopsht të shtrenjtë të sapokultivuar. Një makinë luksoze, një oborr i madh, por një godinë e vogël banimi. TCH
Interesante në shtëpinë e Artiolës është funksioni i verandës: dhomë ndenjeje e oborr në të njëjtën kohë.
“Në pranverë dhe verë rri më tepër në verandë e për këtë arsye e kam përshtatur paksa. Ndërsa në dimër përdor soxhornon brenda”, tregon Artiola.
Prej vitesh është konstante në punën e saj dhe nuk ka pse të ketë zili askënd: “Ngarkesa e koncerteve vazhdon me të njëjtin ritëm prej 15 vitesh.”
Në lidhje me “padukshmërinë” e saj në media, Artiola sqaron: “Jam paksa tip i tërhequr me mediat dhe mendoj se kur nuk kam asgjë të re për të thënë në lidhje me punën nuk kam pse të dal në gazeta. Në mediat rozë mund të dal kur të më lërë zanati.”Artiola Toska: Hyj tek këngëtarët e paguar Artiola-toskaaa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi