Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vetëvrasje nga Kulla Eiffel Empty Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

Mon 25 Jun 2012 - 19:22
Një turist u vetëvra në mesnatën midis të dielës dhe të hënës duke u hedhur nga kulla Eiffel, në Paris.Ndonëse tërheqja më e madhe turistike e kryeqytetit francez ishte e mbyllur, në orën 11:30 u pa se dikush kishte mbetur ende në majë dhe zjarrëfikësit evakuan zonën, por nuk mundën të shmangnin hedhjen e turistit, për të cilin dihet vetëm se komunikonte në anglisht.Disa qindra persona të ndodhur pranë Eiffelit dëshmuan rënien e lirë nga një lartësi prej rreth 360 metrashNjë burim brenda policisë tha: “Nuk është hera e parë që dëgjojmë për vetvrasje nga kulla Eiffel, por është shumë e rrallë që dikush të ngjitet deri në majë fare. Viktima, mashkull rreth 30 vjeç, u pa duke u ngjitur nga struktura metalike pasi ashensorët nuk punonin në atë orë. Policët u përpoqën të negocionin, por ai kishte vendosur të vetëvritej dhe pasi u ngjit në majë, thjesht u hodh”.

Drejtuesit e kullës refuzuan të komentonin ngjarjen, duke u justifikuar me faktin se disa vetvrasje ndodhin çdo vit në Eiffel.

Inxhinjeri francez Gustave Eiffel ndërtoi simbolin e famshëm të Parisit për disa vjet me radhë, deri në përfundimin e punës në vitin 1889.

Pavarësisht masave të forta të sigurisë, që prej ndërtimit të kullës,janë dokumentuar 370 tentativa vetvrasje, 341 prej të cilave përfunduan me vdekje. TOPCH
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Vetëvrasje nga Kulla Eiffel Empty Re: Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

Tue 26 Jun 2012 - 0:31
Paska dashte te hyj ne histori me kete vetvrasje!!
Ehh c'ka ju shkrep mendja keti se hidhet me parashute.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi