KE: Ndihmat për Shqipërinë janë rritur, por papunësia ka vazhduar të rritet
Tue 26 Jun 2012 - 22:00
Komisioni Europian ka raportuar se ndihmat për vendin tonë kanë qenë të vazhdueshme, por vijon të ketë një papunësi të lartë apo mungesë reformash. Këto deklarata i ka bërë kreu i Njësisë për Shqipërinë në KE, Vassilis Maragos, në takimin përgatitor të Komitetit të Stabilizim Asocimit Parlament Evropian-Shqipëri.
“Ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa shenja dobësie. Mendoj se është shumë e rëndësishme të ruhet kuadri makro-ekonomik, në veçanti mbajtja nën kontroll e nivelit të borxhit publik dhe ajo e deficitit. Aktualisht Banka Botërore po përpiqet të ndihmojë vendin që të ruajë të njëjtin nivel, për ta mbrojtur nga pasojat negative, si nga ato të jashtmet njësoj edhe nga dobësitë e brendshme. E njëra prej këtyre dobësive është papunësia e lartë; një tjetër dobësi është mungesa e reformave strukturore, problemet e disahershme me zbatueshmërinë e kontratave; disa dobësi në kuadrin e të drejtave të pronës. Një tjetër element që dua ta shtoj kur flasim për ekonominë është ndikimi i mundshëm mbi ekonominë i situatës politike që përmendëm më parë”- tha Margos.
Më tej ai foli edhe mbi kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke thënë se deri më tani janë bërë disa përpjekje nga Avokati i Popullit, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, por ka ende shumë për të bërë.
“Mund t’ju citoj si shembull bashkëpunimin shumë të mirë mes Avokatit të Popullit, i cili është një kampion i të drejtave të njeriut, përfshirë dhe të drejtat e të burgosurve, me Policinë e Shtetit, e cila ka krijuar një sistem shumë të mirë ndjekjeje të rekomandimeve nga Avokati i Popullit. Diçka e ngjashme u ngrit edhe me burgjet, por atje gjërat kanë ecur më ngadalë. Gjithsesi, ka probleme me zbatimin, për shembull në fushën e personave më aftësi të kufizuara. Nevojiten ende përpjekje në këtë fushë si dhe investim nga ana e autoriteteve. Një tjetër fushë shumë e ndjeshme ku nuk kemi parë të bëhet shumë është fusha e integrimit të Romëve”,- vijoi Maragos. /E.L/

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: KE: Ndihmat për Shqipërinë janë rritur, por papunësia ka vazhduar të rritet
Sun 8 Jul 2012 - 16:49
Na cmallet!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi