Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Te rinjte, te çmendur pas pushimeve me miqte Empty Te rinjte, te çmendur pas pushimeve me miqte

Wed 27 Jun 2012 - 1:36
Kur bëhet fjalë për të shkuar me pushime, djemtë dhe vajzat bëhen të mrekullueshëm, i dëgjojnë prindërit, këshillat që u japin ata dhe mundohen që në përfundim të vitit shkollor të arrijnë rezultate maksimale. Që në moshën 14-vjeçare kërkojnë pushime të pashoqëruar nga prindërit në vendet simbol, siç është Spanja, ishujt grekë, Londra dhe Dublini."Edhe pse gjendja ekonomike e një familjeje të caktuar nuk është në një nivel të lartë, shumë adoleshentë nuk dëshirojnë të heqin dorë nga tekat e tyre", shprehet drejtori i qendrës turistike studentore. Sipas një sondazhi të bërë mbi sjelljet e adoleshentëve në internet, është vënë re se pas manisë për të pasur një telefon të shtrenjtë, faqet më të klikuara janë ato që ofrojnë paketa udhëtimi apo fluturimi të lira ose me çmim të ulët. Puna më e vështirë u mbetet prindërve, të cilët duhet të vendosin nëse fëmija i tyre duhet të shkojë me pushime vetëm. Ajo që i vështirëson më shumë gjërat është frika. Telefoni nuk mjafton për të siguruar familjet. "Në pesë vitet e fundit, familjet kanë ndryshuar qëndrim.

Nga njëra anë e shohin me sy të mirë një pushim shkollor, sepse e konsiderojnë një investim formativ, ndërsa nga ana tjetër mbetet frika, pavarësisht se shumë organizata i kanë rritur standardet e sigurisë", vazhdon më tej ai. Megjithatë, "jo të gjitha organizatat mund të kenë siguri maksimale. Ja një këshillë për familjet që i dërgojnë fëmijët e tyre minorenë me pushime. Prindërit duhet të informohen mbi programin e pushimeve, të dinë se ku do të flenë fëmijët, të sigurohen që shoqëruesit të jenë të specializuar dhe të mos e humbasin kurrë kontrollin e sjelljeve të tyre". Por shqetësimet e prindërve duket se nuk do të marrin fund kurrë.

"Shqetësimi i tyre është me vend. Udhëtimi i parë vetëm dhe larg shtëpisë mund të sjellë shumë rreziqe, që variojnë nga siguria fizike te ndryshimet e sjelljes, siç është shpërthimi i agresivitetit", shprehet një sociologe. Ajo rekomandon: "Frika e rreziqeve nuk duhet të ndikojë mbi aspektet pozitive". Një gjë është e qartë: eksperiencat e këqija mund të përjetohen edhe dy hapa larg shtëpisë. "Udhëtimet në moshë të vogël janë shumë efikase, sepse fillimisht çdo fëmijë mësohet të qëndrojë larg shtëpisë. Do të ishte më normale që kushdo të shkonte me pushime vetëm dhe të mos e konsideronte një moment lirie të pakontrolluar. Pushimet nën moshën 18-vjeçare nuk duhen konsideruar si një zgjedhje e detyruar. Vitet e fundit po formohet një koncept i ri kulturor, që mund të jetë favorizues".

Me sa duket, jo të gjitha eksperiencat janë të hidhura. Prindërit nuk duhet të jenë të fiksuar nga ideja për t‘u ofruar më shumë mundësi edukuese fëmijëve. "Bëhet fjalë për të ashtuquajturin kurrikulum të adoleshencës: kur zbulojmë se fëmijët tanë mund të zhvillojnë ndonjë aftësi apo eksperiencë, mundohemi ta konsiderojmë të nevojshme, mendojmë se pa këtë fëmijët nuk do të ecin me kohën", vazhdon më tej sociologia. "Të mësosh një gjuhë të huaj, apo teknikat e lundrimit, është padyshim e vlefshme, por jo gjithmonë kjo është parësore".

Tashmë, dërgimi i fëmijëve jashtë shtetit është bërë një lloj statusi simbol. Këtë e thekson dhe një shkrimtare: "Vajzat 13 ose 14 vjeçe shikojnë si një model të përshtatshëm 20-vjeçaret. Është e natyrshme që edhe kërkesa për një udhëtim vetëm të vijë në moshë të vogël. Shumë prindër kanë humbur vendosmërinë përballë kësaj kërkese, madje janë bërë viktima të një fiksimi të ri: t‘u pajtojnë medoemos fëmijëve atë që kanë bashkëmoshatarët e tyre". Shpesh prindërit u lejojnë fëmijëve shumë gjëra, madje edhe pushime vetëm, për të mos i veçuar nga grupi. Ata nuk e vlerësojnë faktin që ai rast mund të jetë ose jo një eksperiencë edukuese. “Vajzat e mia janë 14 dhe 16 vjeçe: ato do të shkojnë vetëm me pushime, pasi të kenë mbushur të 18-at.

Gjithçka do ta vendosim bashkë", përfundon shkrimtarja. Prindërit duhet të marrin parasysh gjithçka, përfshi edhe destinacionin e përzgjedhur për të imagjinuar llojin e pushimeve që kanë ndër mend fëmijët e tyre. Me shumë vështirësi një 18-vjeçar ka vendosur të shkojë në Kingston, Xhamajka, mbretërinë e "rasta"-ve dhe marijuanës. Ai do të jetë në kërkim vetëm të tingujve "reggae". Shumë udhëtime lidhen edhe me interesin për kulturën islamike.

Fëmijët që lejohen nga prindërit për të shkuar me pushime, zgjedhin të marrin me vete edhe një shok ose shoqe. Kjo është një mënyrë për të udhëtuar më të sigurt, por edhe sepse pushimi me shoqen e zemrës mund të të rezervojë shumë surpriza. "Nuk mjafton të jenë dy apo më shumë persona për të zbuluar rreziqet e fshehura në vendet e dëfrimit. Pa dyshim, dy vajza të vetme që vërdallisen nëpër lokale, duhet të jenë gjithnjë të zgjuara dhe shumë të kujdesshme".

Burimi: Keshilla.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi