Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çmendet gjykatësi: Pri flokët, të të ul dënimin Empty Çmendet gjykatësi: Pri flokët, të të ul dënimin

Wed 27 Jun 2012 - 3:02
Çmendet gjykatësi: Pri flokët, të të ul dënimin Utah-300x168Edhe pse mund të dëgjohet e pabesueshme, është mëse e vërtetë. Një gjykatë në Juta i dha një dënim më të vogël një 13-vjeçareje, meqenëse pranoi që të presë flokët.

Adoleshentja ndodhej në sallën e gjyqit se sulmoi një fëmijë 3 vjeçare dhe i preu flokët, citon alb-observer.com.

Ngjarja ndodhi marsin e shkuar, kur 13-vjeçarja dhe një shoqe e saj kishin shkuar në McDonald’s. Aty panë një vajzë të vogël, 3 vjeçe. Sipas burimeve policore, ato u miqësuan me vogëlushen dhe fituan besimin e saj. Por dy shoqet, vendosën që t’i prisnin flokët, ndaj i kërkuan një palë gërshërë punonjëses së dyqanit. Ajo nuk ia dha, por dy shoqet ishin të vendosura. Ato shkuan në dyqanin pranë dhe blenë një palë gërshërë, me të cilat i prenë flokët vogëlushes.

Ndaj, gjykatësi vendosi që 13-vjeçarja të dënohej me gjobë dhe 276 orë punë në komunitet. Por ai, tha se nëse nëna do t’ia priste flokët të bijës në gjykatë, do ta ulte dënimin në 150 orë punë të detyrueshme.

Nëna pranoi dhe kështu dënimi iu ul.

Por kjo adoleshente edhe në të shkuarën ka shqetësuar autoritetet vendase. Ajo është dënuar edhe më parë, pasi shqetësonte në telefon një shoqe të saj, duke e kërcënuar deri në përdhunim. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi