Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

SHBA, falimenton qyteti me 300 mijë banorë  Empty SHBA, falimenton qyteti me 300 mijë banorë

Wed 27 Jun 2012 - 17:12
SHBA, falimenton qyteti me 300 mijë banorë  StoktonQyteti kalifornian i Stoktonit pritet të shndërrohet në qytetin më të madh amerikan në histori që do të shpallë falimentimin në orët e ardhshme.

Kryebashkiakia Ann Johnston deklaroi përpara këshillit bashkiak se nuk mund të bëhet më asgjë për të shpëtuar financat e qytetit dhe se ajo ka marrë “vendimin më të vështirë dhe zemërthyes” të jetës së saj.

Si rrjedhojë, shpallja e falimentimit në bazë të ligjit amerikan eshte bere e pashmangshme.

Shtëpi e 290 mijë banorëve, 140 kilometra nga San Françisko, Stokton u godit rëndë nga kriza e tregut të pasurive të paluajtshme në SHBA në vitet 2008-09.

Shpallja e falimentimit do të lejojë qytetin të paguajë disa prej kreditorëve të tij, së bashku me disa prej shërbimeve të domosdoshme, si policia dhe departamenti i zjarrëfikëseve.

Përpara hedhjes së këtij hapi nga administrate lokale, u vendos një rritje drastike taksash për banorët, shkurtimi i çerekut të punonjësve të policisë, i pagave për mjekët dhe u largua nga puna një e treta e personelit zjarrëfikës.

Aktualisht, Stokton qëndron midis qyteteve me kriminalitetin më të lartë në SHBA, ndërsa papunësia prej 15% është dy herë më e lartë se mesatarja kombëtare.

I zgjedhur si qyteti më i mjerueshëm amerikan në vitin 2010, Stokton është një prej qyteteve të mesme në gjendje të vështirë financiare. Shtëpi e 70 mijë banorëve, gjatë javës u lajmerua se edhe Kamden në Nju Xhersi po shkon drejt falimentimit.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi