Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Frika zgjat vuajtjet e lindjes Empty Frika zgjat vuajtjet e lindjes

Thu 28 Jun 2012 - 11:54
Shumica e grave ndihen nervoze përpara një lindjeje, por studime të reja tregojnë se ankthi dhe frika vetëm sa rrisin vuajtjet e këtij procesi. Sipas të dhënave, një grua që e ka frikë lindjen, mesatarisht ka nevojë për tetë orë kohë pas kontraktimeve të para për të nxjerrë në jetë foshnjen e sajKjo do të thotë se asaj i duhet rreth një orë e gjysmë më shumë kohë për të lindur, se sa një grua që ka një qasje më të qetë ndaj këtij momenti.Besohet se një në pesë femra ndihet e frikësuar nga ideja e lindjes së një fëmije dhe kjo frikë quhet ndryshe takofobia.

Kërkuesit e një instituti amerikan realizuan disa testime dhe arritën në përfundimin se trupi i grave të frikësuara, lëshon më shumë adrenalinë gjatë procesit të lindjes.

Një hormon i natyrshëm që rrit gatishmërinë dhe reflekset e trupit, adrenalina ka një efekt negativ në lindje, pasi shërben për të bllokuar kontraktimet në muskujt e mitrës, duke vështirësuar kështu daljen e fëmijës.

Sipas studimit, si rrjedhojë e frikës, shumë femra bëhen të paafta për të realizuar një lindje natyrale dhe kanë nevojë për një ndërhyrje cesariane, siç njihet ndryshe lindja me operacion.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi