Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kur burrat nuk jane gati per femije Empty Kur burrat nuk jane gati per femije

Fri 29 Jun 2012 - 21:42
Message reputation : 100% (1 vote)
Kur burrat nuk jane gati per femije Baby19

Para se të analizojmë arsyet e vërteta të mungesës së entuziazmit të burrit për të mos sjellë në jetë fëmijë, është e nevojshme të çrrënjosim nga koka këtë koncept të gabuar. Dëshira për të zgjeruar familjen duhet të vijë dalëngadalë.
Historia është gjithnjë e njëjta: gruaja kërkon të sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa burri heziton. “Jam 33 vjeçe dhe dëshiroj që të bëhem nënë”, shkruan Karmen në një blog në internet. “E di që edhe të dashurit tim i pëlqen të bëhet baba, sepse ma ka thënë shumë herë, por sa prek këtë temë, thotë se s’është çasti i duhur; do të presim edhe ca”. Një histori të ngjashme tregon edhe Mary, një vajzë 29 vjeçe: “Unë dhe i dashuri im bashkëjetojmë prej 5 vjetësh. Mendoj se tani ka ardhur momenti të bëjmë një fëmijë. Sa herë që flas për dëshirën time ai më dëgjon, por duket që nuk ka shumë interes. Unë i adhuroj fëmijët, pasi jam rritur në një familje me tre motra e vëllezër më të vegjël. E di mirë se si rritet një fëmijë dhe ideja për të pasur një me njeriun që dua më bën të ndihem e entuziazmuar. Kur shoh reagimin e tij kuptoj se mes nesh diçka ka filluar të ndryshojë”. Të njëjtin shqetësim ka edhe një vajzë tjetër: “Jam 33 vjeçe, e martuar prej më shumë se një viti dhe kemi 9 vjet bashkëjetesë. Jemi karaktere të ndryshme, por kemi të njëjtat qëllime, kështu duket… ose më mirë kështu dukej. Them dukej, sepse dialogu dështoi sërish kur folëm për të njëjtin argument, që mesa shoh nuk mund të preket më. Nuk e di si do t’ia bëj që të kemi një fëmijë. Besoj se e kam kuptuar përfundimisht, ose më mirë duhej ta kisha kuptuar më parë, që nuk është ende gati për t’u bërë baba… Nuk dëshiron të ketë fëmijë, të paktën jo për momentin. Po e përsëris jam 33 vjeçe, nuk jam më e vogël”. Të gjitha dëshmitë janë unanime: ëndrra e shumë femrave për të pasur një fëmijë shkatërrohet përballë mohimit të partnerëve të tyre.
Jetojmë në një botë ku gjithçka është e programuar, madje edhe të qenët nënë. Që kur kanë filluar të përdoren kontraceptivët, mëmësia është bërë një akt vullnetar. Edhe kur ndihesh gati dhe i ke të gjitha kushtet ekonomike për të rritur një fëmijë në mënyrën më të mirë të mundshme, mashkulli ngurron dhe shpik një mijë e një arsye që të bën kuptosh se nuk është momenti i duhur për ta pasur. Para se të analizojmë arsyet e vërteta të mungesës së entuziazmit të burrit është e nevojshme të çrrënjosim nga koka këtë vizion ideal, por jo real, që shumë çifte kanë: dëshira për të pasur një fëmijë nuk u vjen të gjithëve në të njëjtin moment. Persona të ndryshëm kanë dëshira të ndryshme dhe si çdo gjë edhe kjo do kohën e vet për t’u pjekur.
Përgjithësisht shkaku i refuzimit të burrit përmblidhet me një fjalë të vetme: frikë. Te partneri yt, frika se mos humbasë lirinë dhe paaftësia për të drejtuar jetën në çift, me të cilën është mësuar, është mjaft e madhe. Në këtë rast, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni hapur dhe të diskutohen të gjitha aspektet pozitive ose negative të kësaj situate të re, gjë që do të shmangte të gjitha pasiguritë nga ana e partnerit. Me fjalë të tjera komunikimi dhe dialogu bëjnë mrekulli, nëse dëshironi të zhdramatizoni një periudhë shumë të rëndësishme në historinë tuaj në çift.
Një mënyrë tjetër për ta bërë partnerin që të kuptojë dhe të pranojë me dëshirë idenë e të bërit baba, është t’i ilustroni disa aspekte të jetës së re që e pret: gëzimi i të qenët baba, ditëlindjet, përfshirja në lojëra, të gjitha këto janë momente të veçanta që babai i jeton me fëmijët dhe që e bëjnë të ketë një eksperiencë të jashtëzakonshme. Por nëse tregimet e gruas nuk mjaftojnë për t’i larguar frikën burrit, sugjerimi tjetër do të ishte që ai të flasë me miqtë e tij që e kanë kaluar këtë provë dhe janë bërë baballarë. Ndoshta duke dëgjuar të tjerët që e kanë kaluar këtë eksperiencë mund ta pranojë idenë e të bërit baba me më shumë gëzim dhe jo duke e parë si një ndëshkim atë moment.
Duhet që femrat t’u japin kohë partnerëve të tyre të reflektojnë, madje edhe të piqen. Shumë prej arsyeve të tyre nuk arrijnë t’i rezistojnë një argumenti të vetëm. Edhe pse ultimatumi i vë me shpatulla pas murit, është mirë që për të dy partnerët kjo gjë të shmanget. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme të qartësohet fakti se koha e reflektimit nuk është e pafundme. Kjo, sepse edhe ora biologjike vazhdon të ecë para dhe periudha e reflektimit për burrat mund të jetë jashtëzakonisht e gjatë.
Megjithatë mund të ndodhë që pas entuziazmit të zbehtë të burrit të jetë edhe një refuzim i vërtetë.

Burimi: Gazeta Shqip


Edituar për herë të fundit nga Silvana në Fri 29 Jun 2012 - 21:56, edituar 1 herë gjithsej
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur burrat nuk jane gati per femije Empty Re: Kur burrat nuk jane gati per femije

Fri 29 Jun 2012 - 21:50
Silva ste dalin ikonat xhan,del burimi nga i ke marr...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi