Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lumturia gjëndet brënda nesh! Empty Lumturia gjëndet brënda nesh!

Sun 26 Sep 2010 - 22:47
Sa pak e njohim ne Dashurinë, sa pak e lejojmë ne atë të depërtojnë në errësirën e materializmit dhe mendimeve të mbrapshta që shpesh na pengojnë dhe na largojnë nga njerëzit që duam.

Dita, koha dhe problemet janë ato që ndikojnë e mbulojnë shpirtin e lirë dhe dashurinë të shfaqet, por a nuk do të ishte më mirë të donim pa kushte? Një dashuri prej së cilës nuk do të ndaheshim dot, nuk do të kishte pengesë që të mos e kalonim , nuk do të kishte vend që të mos linim pa e kërkuar, kur në fakt ajo është fare afër teje, shumë pranë.

Jeta është shumë e shkurtër, dhe pikërisht në këtë jetë kaq të shkurtër ne nuk dimë të falim dashuri, ne nuk dimë të marrim dashuri, ne nuk denjojmë të kuptojmë se ç'do të thotë të duash dikë pa patur kushte, të duash thjesht sepse do vërtetë.

Nëse natyra është e harmonizuar mrekullisht me veten e saj, ngjyrat me njëra-tjetrën, bimët, kafshët e çdo qënie e gjallë, ne njerëzit, ende nuk e kemi ditur se ç'do të thotë në të vërtetë të duash dhe të falësh dashuri ?!

Do të thotë të shterosh lotët nga sytë e trishtuar, të shërosh plagët e krijuara nga vuajtja, të shpresosh aty ku duket se nuk ka shpresë, të besosh aty ku lëkundet arsyeja, të inkurajosh aty ku besimi është rrënuar, të ngresh nga humnerat e rrëzimit aty ku duket se nuk do të kishte më ngritje, të qetësosh një shpirt të trazuar, të falësh dritë aty ku errësira është mbret, të zbutësh rrënjët shekullore të urretjes me durim, të bësh të qesh shpirti i veshur me ngurtësinë e vetmisë, të jesh një oaz në mes të shkretëtirës vetmi dhe të bësh që kjo "sahara" e madhe e zemrës dhe e shpirtit të zvogëlohet pak e nga pak, sado që të kushtojë sado që të dhemb në shpirt, sado kohë që të kërkojë, por të gjesh kurajon që më në fund të ketë jetë, të ketë paqe, të ketë lumturi, të jetojë…


A thua bota është kaq dritëshkurtër, kaq shpirtvogël sa të ndryshojë sensin dhe ndjenjën e madhe të të dashuruarit?

E pra, dashuria nuk është vetëm një ditë, ajo është çdo mëngjes e pranishme, çdo mbasdite dhe çdo mbrëmje në fjalët tona, në qëndrimet tona, kudo. Një gotë që mbushet derdhet, një zemër që mbushet ka dëshirë të derdhet dhe të ndaj këtë dashuri edhe me të tjerët, ka më shumë gëzim kur jep se sa kur merr, dhe nëse e ndani këtë gëzim me të tjerët çdo ditë e kjo do të jetë lumturia e vërtetë, lumturia që nuk gjendet jashtë por vetëm brenda nesh, është një virtyt që ne e kërkojmë në botë por që është thellë në zemrën tonë, kërkojeni dhe do të gjeni….
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi