Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Statujat e Ishullit te Pashkeve jane "shoqruar" deri aty ku ndodhen tani Empty Statujat e Ishullit te Pashkeve jane "shoqruar" deri aty ku ndodhen tani

Sat 30 Jun 2012 - 16:01
Statujat e Ishullit te Pashkeve jane "shoqruar" deri aty ku ndodhen tani EasterSipas dy shkencetareve statujat gjigande te Ishullit te Pashkeve jane "shoqeruar" per tek vendi ku ato ndodhen tani.

Deklarata e cuditshme eshte bere nga arkeologu Terry Hunt i Universitetit te Hawaii dhe Carl Lipo nga California State University Long Beach te cilet treguan se si mjaftojne vetem 18 njerez per te levizur nje statuje te rende 5 ton, vetem duke perorur disa litare.

Kjo gje duket e pabesueshme dhe eshte ne kontradikte me teorite e tjera te deritanishme, por megjithate, perputhet me nje legjende te vjeter.

"Ekspertet te thone cfare te duan, por ne e dime te verteten; statujat 'ecnin'." - thote 25 vjecari Rapa Nui.

Disa kane sugjeruar qe 887 koket gjigande qe jane dokumentuar deri tani e qe ndodhen ne ishullin ne mes te Oqeanit Paqesor jane ndertuar nga jashtetokesoret, ashtu si mendon edhe autori Zvicerian bestseller Erich von Daniken. Te tjere mbeshtesin teorine qe statujat jane ndertuar nga Inkasit Peruviane. Ndersa shkenca moderne i lidh ato me Polinezine.

Por se si keto statuja gjigande jane levizur neper largesi prej shume miljes, ishte ende nje mister.

Megjithate tani shencetaret mund te kene zbuluar se si.

Ne eksperimentet e bera vitin e kaluar dhe te financuara nga National Geographic Society, Hunt dhe Lipo treguan se si mund te levizeshin ato statuja gjigande. Vetem me tre litare te forte dhe me pak praktike, aq persona duhen per te levizur nje statuje te tille 5 ton.

Eksperimenti eshte bere me kopje te statujave.

Por statujat e verteta duhet te jene levizur per shume milje gje qe do te duheshin shume vjet me kete proces, por gjithesesi ky proces tregon tekniken se si funksionon.


Por kjo nuk eshte e vetmja teori mbi levizjen e statujave.

Etnologu Jared Diamond beson se ndertimet gjigande jane levizur dhe jane terhequr me slita te drunjta. Ne fakt kjo teknike eshte testuar nga arkeologja Jo Anne Tilburg dhe ka qene e suksesshme. Ajo eshte zedhenesja jozyrtare e ishullit.

Ne fillim Van Tilburg dokumentoi statujat e ishullit dhe ato qe jane cuar neper muze; jane 887 ne inventarin e saj megjithese ajo thote qe jane me prane 1000. Me pas ajo filloi fazen e dyte te punes per te pare se cfare fshihen nen toke (ne kohen kur mendohej qe statujat ishin vetem koka).

Ky proces deri tani ka zgjatur 12 vjet dhe mund te duhen edhe shume vite te tjere.

"Eshte hera e pare qe dikush ka germuar ne nje menyre qe dokumentimi te ishte i plote dhe shkencor." - tha ajo per FoxNews.com muajin e kaluar.

A do te jete e duhura kjo teoria e litareve? Eshte e veshtire te thuhet. Statuja e fundit eshte ndertuar rreth viteve 1800 dhe debati eshte e sigurte qe do te vazhdoje, si edhe joshja e ketij ishulli se bashku me misteret e tij.infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi