Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Misteri i sferave perfekte 2.8 bilion vjecare. Kush i krijoi? Me cfare teknologjie? UFO? Empty Misteri i sferave perfekte 2.8 bilion vjecare. Kush i krijoi? Me cfare teknologjie? UFO?

Sat 30 Jun 2012 - 16:07
Misteri i sferave perfekte 2.8 bilion vjecare. Kush i krijoi? Me cfare teknologjie? UFO? Grooved-spheresGjate dekadave te fundit, minatoret ne Afriken e Jugut kane germuar neper miniera dhe kane gjetur ne to sfera misterioze te bera prej metali.

Origjina e tyre eshte e panjohur dhe ato kane nje diameter perafersisht 1-2 centimetra dhe disa prej tyre kane nga tre vija paralele qe kalojne perreth ekuatorit.

Jane gjetur dy lloj sferash; nje prej llojeve eshte e perbere nga nje metal solid ne ngjyre blu dhe me copeza te bardha, ndersa tjetri eshte bosh brenda dhe i mbushur me nje substance si sfungjer te bardhe.

Ceshtja me e mistershme eshte qe ato jane gjtur ne nje gur Prekambrian, qe eshte i vjeter 2.8 bilion vjet. Kush i ka bere ato dhe per cfare arsye eshte ende e panjohur.

Roelf Marx: "Akoma nuk ka asgje shkencore te publikuar ne lidhje me keto sfera por faktet jane: Ato jane gjetur ne profilite, ne te cilin germohet prane qytetit te vogel te Ottosdal ne Transvaal Perendimor. Ky profilit (Al2Si4O10(OH)2) eshte nje mineral dytesor pothuajse i bute me nje numer 3 ne shkallen e Moh dhe eshte formuar nga sedimentimi rreth 2.8 bilion vjet me pare. Ne anen tjeter, globat qe kane nje strukture me fibra ne pjesen e brendshme dhe me nje guaske rrotull tyre, jane shume te forte dhe nuk mund te gervishten as me ane te celikut."

"Duket gjithashtu qe sferat jane te balancuara ne menyre aq delikate, sa edhe me teknologjine me moderne, ato do te duhet te beheshin ne nje gravitet zero qe te ishin ashtu."

Atehere kush mund t'i kete bere keto sfera 2.8 bilion vjet me pare?

Shkencetaret e NASA-s kane ngelur shume te habitur kur i kane ekzaminuar dhe ata nuk ishin ne gjendje te jepnin nje shpjegim.

Dhe nese e marrim te mireqene qe ne nje fare menyre sferat te mund te jene krijuar ne ne nje kohe jashtezakonisht antike, per cfare qellimi jane krijuar ato?

Ka disa hipoteza te hedhura ne lidhje me kete.



Vlere monetare?
A mund te kene qene keto sfera shembuj te monedhave te sotme? Eshte e njohur qe ne kulturat antike perdoreshin objekte te tjera ndryshe nga ato te sotmet si para.

Nje sinjal nga hapesira?
A mund te jene ato sfera nje sinjal nga hapesira? Ndoshta nga nje planet apo galaktike tjeter.

Hajmali?
A mund te jene krijuar keto sfera per ndonje qellim magjie? Mund te jene krijuar si shenja per mbrojtje apo per fat?

Art?
A mund te jene ato sfera nje shembull i artit antik? Megjithese si u permend me lart eshte shume e veshtire qe me mundesite e asaj kohe te krijohej dicka aq perfekte.





Si perfundim, hipotezat jane te shumta dhe njerezit vazhdojne te hedhin hipotezat e tyre, por dicka eshte e sigurt; shumica e shkencetareve dhe studiuesve kane rene dakrd ne faktin qe ato sfera aq te persosura, jane shprehje e nje teknologjie te larte dhe shume te perparuar. Jane te nje teknologjie qe nuk ka ekzistuar ne Toke para 2.8 bilion vjetesh. Por se cfare jane, se si jane krijuar dhe se nga kush jane krijuar, kjo mbetet ende nje mister.infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi