- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Kërkohet nëna që braktisi foshnjën 2-muajshe
Mon 2 Jul 2012 - 14:50
Flamur Vezaj
Edhe pse ka filluar të ecë, djali 15 muajsh ndodhet në “Shtëpinë e fëmijës” në pritje të ndonjë birësuese, pasi nëna e tij biologjike, Hatixhe Lamkja, e ka braktisur që kur ishte 2-muajsh, duke e lënë tek disa të afërm për të mos u kthyer më kurrë. Por, pavarësisht se djali tashmë po rritet pa prind, nëna e tij është shpallur në kërkim për braktisjen, që prej datës 3 qershor 2011, kohë kur në Komisariatin e Policisë nr.5, njëri nga të njohurit e vajzës nga Peqini e ka kallëzuar atë për braktisje të foshnjës. Policia nuk ka arritur ta gjejë 24-vjeçaren Lamkja, çka e ka detyruar prokuroren e çështjes Afërdita Ndoi të mbyllë hetimet dhe t’a dërgojë dosjen në ngarkim të saj në Gjykatë, për ta gjykuar për krimin e kryer. Por, edhe pse dosja është dorëzuar për gjykim që me datën 18 tetor 2011, gjyqtarja e çështjes Ariana Caco nuk po arrin të japë vendimin, për shkak se Policia nuk i kthen përgjigje për mosgjetjen e saj, për të vazhduar procesin gjyqësor në mungesë.
Dosja
E pandehura Hatixhe Lamkja nga Peqini akuzohet për kryerjen e veprës penale të “ Braktisjes së fëmijës së mitur” të seksit mashkull që nga data 20 maj 2011, vetëm dy muaj pas lindjes. Në kartelën mjekësore që ndodhet në Spitalin “Mbretëresha Geraldin”, thuhet djali ka lindur më datë 1 prill 2011 nga shtetasja Hatixhe Lamkja. Kjo e fundit, pas lindjes ishte strehuar tek disa të afërm të saj në Tiranë. “Më datë 3 qershor 2011, shtetasi F.Sula ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë nr.5, duke shpjeguar se dy java para se të kallëzonte, shtetasja Hatixhe Lamkja, e njohur e familjes së tyre, kishte kërkuar strehë së bashku me një fëmijë që mbante në dorë. Ajo kërkoi që të rrinte në shtëpi dhe e kam pranuar”, - mësohet se ka thënë në kallëzim F.Sula. Pasi ka qëndruar një natë, sipas kallëzimit, shtetasja Hatixhe Lamkja i ka thënë F.Sulos se do të ikte në Durrës dhe do të merrte ca plaçka dhe do të kthehej. Ajo është larguar dhe nuk është kthyer më pas, për të marrë më fëmijën. “Ajo i kishte lënë kallëzuesit një kartelë të Spitalit, ku kishte lindur fëmijën me datë 1 prill 2011 dhe që nuk kishte një emër. Kallëzuesi është interesuar t’i bëjë vaksinat fëmijës dhe ka vajtur në maternitet, ku i ka shpjeguar faktin punonjësve të Spitalit, të cilët më pas kanë njoftuar Policinë”, - thuhet në dosjen që po e gjykon gjyqtarja Ariana Caco.
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Kërkohet nëna që braktisi foshnjën 2-muajshe
Mon 2 Jul 2012 - 15:03
nga e marrin ate guxim qe te braktiset nje krijes e till..esht gjeja me e liget qe nje nen mund te bej...te jet per mua do i merrja gjith femijet ne jetimore,ama per ato nuk mjafton vetem dashuri dhe ngrohtesi...ishallah gjen nje familje qe ti jap ate qe kerkon ky femij,dhe ajo e paftyra te mos guxoj e ti afrohet...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi