Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

CERN zbulon dhe vërteton ekzistencën e grimcës së “Zotit” Empty CERN zbulon dhe vërteton ekzistencën e grimcës së “Zotit”

Mon 2 Jul 2012 - 16:32
CERN zbulon dhe vërteton ekzistencën e grimcës së “Zotit” CERNEkzistenca e Boson Higgs, ose thënë ndryshe grimca e “Zotit”, vërtetohet zyrtarisht dhe nga komuniteti kombëtar shkencor.

Me zbulimin e grimcës në fjalë, rriten shanset për të konceptuar më shumë fuqitë të cilat ndikojnë në evoluimin e universit, që nga momenti i krijimit të tij deri në ditët e sotme.

Komuniteti ndërkombëtar shkencor i fizikanëve, pranoi me shumë entuziazëm rezultatet e studimeve laboratorike për zbulimin e grimcës së Zotit. U desh të bashkëpunonin dy ekipe shkencëtarësh specialistë, të cilët shfrytëzuan të dhënat e shumta nga detektorët e ATLAS dhe CMS të “Përshpejtuesit të madh Andronion”, në CERN.

Detaje më të hollësishme pritet të bëhen publike javën e ardhshme. Grimca e Zotit, citon alb-observer.com, përbën objektin më të “diskutuar” dhe më të studiuar në nivel global ndër komunitetin e shkencëtarëve dhe të fizikanëve.

Sipas “Daily Mail”, eksperimentet e CERN, kishin arritur në përfundimin se grimca gjendej në shkallën ndërmjet 115 dhe 127 GeV. Gjiga-elektroni volt, përbën njësinë e zakonshme matëse për masën e thërrmijave nënatomike, ndërsa një GeV është thuajse e barabartë me masën e një protoni./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

CERN zbulon dhe vërteton ekzistencën e grimcës së “Zotit” Empty Re: CERN zbulon dhe vërteton ekzistencën e grimcës së “Zotit”

Wed 4 Jul 2012 - 15:43
Shkencëtarët arrijnë të zbulojnë “Partikulën e Zotit”

CERN zbulon dhe vërteton ekzistencën e grimcës së “Zotit” Grimca

Një grimcë subpartikulare e cila besohet të jetë çelës i formacioneve të yjeve, planetëve dhe jetës është zbuluar nga shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN). Sipas kërkimeve kjo grimcë mund të jetë partikula e Higgs-it e cila njihet ndryshe edhe si “Partikula e Zotit”, për shkak të rëndësisë që ka. Ajo është emëruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili më 1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje. Nëse vertëtohet saktësia e gjetjes, ajo do të mund t`i japë të drejtë teorisë për krijimin e kosmosit bazuar në Modelin Standard./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi