Njeriu që jeton pa zemër
Tue 3 Jul 2012 - 16:10
Është një nga historitë që të mallëngjejnë dhe të bëjnë të jesh më optimist për jetën dhe të ardhmen!
Historia e zjarrfikësit 47-vjeçar Jakub Halik, prek gjithkënd!
47-vjeçari vuante nga sëmundja e kancerit dhe kështu u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Më konkretisht, mjekët vendosën dy pompa në vendin e zemrës dhe pacienti me këtë ndërhyrje kishte thyer çdo rekord mbijetese.
Siç dhe deklaroi kirurgu, Jan Pirk, i cili kreu dhe ndërhyrjen kirurgjikale, më e rralla e kryer ndonjëherë në botë: “Është hera e parë që një pacient ia del mbanë të jetojë për një periudhë të gjatë kohe, pa u kryer transplantimi i zemrës”.
Falë kësaj ndërhyrje, citon alb-observer.com, kirurgu është kthyer në një “star” të vërtetë në vendin e tij, Çeki. Vetë kirurgu shpjegon se rasti i Halik ishte shumë i komplikuar, pasi ai vuante nga sëmundja e kancerit, që i kishte shkatërruar atij, organin më jetik. Ndaj dhe duhej me çdo kusht të evitohej një transplantim.
Por, siç pohon ai, një ndërhyrje e tillë, parashikon marrjen e një sërë ilaçeve të forta, me qëllim që trupi i pacientit të pranojë organin e huaj. E megjithatë, një implantim i tillë, rrit së tepërmi rrezikun e shumëfishimit të qelizave malinje.
Kështu, Halik, duhet t’ia dalë mbanë dhe të mbijetojë me pompat e vendosura në vend të zemrës, deri kur mjekët të sigurohen se nuk ka metastazë, e më pas të mund t’i nënshtrohet një operacioni tjetër, por këtë herë për transplantimin e zemrës.
Sipas Institutit të Mjekësisë Eksperimentale në Pragë, pritja për Halik, ndoshta mund të zgjasë nga 6 deri në 9 muaj./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi