Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Milot, gjendet trupi i pajetë i një gruaje Empty Milot, gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Tue 3 Jul 2012 - 21:07
Milot, gjendet trupi i pajetë i një gruaje B_250_200_16777215_00___images_vrasja

MILOT - Pak pas mesdite është gjetur ne bregun e lumit Mat, trupi i pajetë i një femre. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë parë në bregun e lumit në anë të rrugës nacionale Lezhë-Rrubik, trupin e pajetë dhe menjëherë ata kanë lajmëruar policinë.

Sipas burimeve paraprake policore bëhet e ditur se trupi i pajetë është gjetur në segmentin e lumit midis dy urave Ura mbi lumin Mat në rrugën Nacionale Lezhë-Milot, dhe Ura e Zogut, konkretisht në afërsi të fshatit Bërzanë. Kufoma është e seksit femër dhe rreth moshës 40 vjeçe.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekspertizën. Nuk dihet ende në se ka shenja dhune në trupin e pajetë të gruas. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kufomës si edhe për shkaqet e vdekjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi