- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Një llambë që ndizet vetëm me… gjak njeriu!
Tue 3 Jul 2012 - 21:43
Drita e çuditshme ngjyrë blu që ndizet, të lë të kuptosh se kjo llambë i përket ndonjë klabi modern. Por e vërteta është krejt ndryshme.
Kjo llambë e veçantë në realitet lëshon një dritë kimike, e cila funksionon me gjak njeriu.
Projektuesi i kësaj ideje është amerikani Mike Thomson, citon albobserver.com, i cili mendoi të krijojë një llambë, e cila funksionon në mënyrë të çuditshme. Kështu, me pjesën e sipërme të xhamit të saj, përdoruesi pret pak dorën dhe gjaku i tij pikon në pjesën e brendshme të llambës. Menjëherë fillojnë të reagojnë substancat kimike që ndodhen në të dhe llamba lëshon një ngjyrë blu.
Kjo është llambë që mund të përdoret vetëm një herë. Siç u shpreh z. Tomsos, një amerikan mesatarisht përdor 3.383 kilovat energjie në orë për vit, që është njësoj sikur dikush të lërë ndezur dritat katër salla vazhdimisht për 12 muaj.
Arsyeja përse krijoi një llambë që funksionon me gjak njeriu, ishte me qëllim që të ndërgjegjësojë njerëzit, të pyesin veten: Çfarë do të ndodhte nëse secili prej nesh do të duhej të paguante diçka nga vetja e tij për energjinë.
“Ashtu siç mund të na rrezikojë jetën humbja e gjakut, edhe konsumimi i tepërt i energjisë mund ta vendosë mjedisin në rrezik”, u shpreh ai.
“Krijimi i një llambe që mund të përdoret vetëm njëherë, shërben që konsumatorët të kuptojnë se kur kanë vërtet nevojë për të përdorur dritën, duke i detyruar të rimendojnë se sa shumë e kanë shpërdoruar energjinë elektrike deri më sot dhe sa e vyer është ajo”.
Albobserver.com ju ofron videon e mëposhtme ku mund të ndiqni procedurën sesi funksionon kjo llambë që përdoret vetëm një herë:

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi