Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si mund ta rifillojmë jetën pas divorcit?! Empty Si mund ta rifillojmë jetën pas divorcit?!

Wed 4 Jul 2012 - 11:55
Pas një divorci jeta ndryshon tërësisht, duke u gjendur në një kapitull të ri. Shumë e shohin atë si dëshpërim dhe humbje shprese. Janë të paktë ata që guxojnë të shfrytëzojnë mundësitë dhe lirinë e munguar.Në fakt divorci, për ata që mbetet zgjidhja e vetme, është mundësia për të rifilluar një jetë të re. Do të jetë më e lehtë nëse evitoni ndjenjën e fajit, vlerësoni veten, harroni të kaluarën, mendoni single, si dhe nëse kujdeseni më tepër… Nëse një ditë më parë kishit një familje dhe një bashkëshort pranë të cilit ndiheshit mirë, sot jeni përballë divorcit krejt papritur. Iluzioni i lumturisë së përjetshme është fikur. Jeni divorcuar dhe gjërat nuk mund të kthehen pas. Jeni e lodhur, e dëshpëruar, e pashpresë, sikur interesi dhe bukuria e jetës ka humbur tërësisht. Në fakt çdo gjë mund të ketë ndryshuar, por nuk ka përfunduar. Shumë të tjera ende nuk kanë filluar.

Jeta pas një divorci, të papritur ose jo, mund të jetë një kapitull i ri. Ndryshime që mund t’iu sjellin ditë shumë më të lumtura se ato që keni përjetuar dikur. Ajo që zakonisht mendohet në momente të tilla, që realisht janë të vështira, është diçka e frikshme dhe e papërballueshme. Në fakt nuk është e vërtetë. Divorci në thelb është emancipim, revolucion i një shpirti të lodhur. Henry VIII ishte ai që e miratoi divorcin për herë të parë në Angli. U përball me reagimet e ashpra të kishës katolike, por duket se i dha zgjidhje vetes, si dhe një shoqërie të tërë që e vuante. Divorci është përcaktuar nga shumë psikologë si mundësi dhe perspektivë e re. Mundësia e një dashurie të vërtetë. Sigurisht, në një raport, ata sugjerojnë që partnerët duhet të luftojnë për një jetë më të mirë, por nëse kjo është e pamundur endja drejt konfliktit të vazhdueshëm do të ishte një dështim i plotë. Pavarësisht se kush mund të jetë iniciatori i një divorci, secili prej nesh, në mënyrën e tij ndihet fajtor. Për arsyen më të thjeshtë, që lind brenda nesh. Përballja me fundin e një lidhjeje të gjatë, për të cilën kemi investuar ndjenja e vite të tëra. Ndihemi fajtorë për faktin se kemi braktisur dikë, ose në shumicën e rasteve ndihemi keq për fëmijët tanë, për mënyrën se si i kemi lënduar. Ka një mori arsyesh se pse ndihemi fajtorë në momente të tilla. Ka të bëjë me ndarjen prej njeriut që dikur konsiderohej i shtrenjtë, sikurse edhe ndarja e sendeve materiale ose rikthimi i gjërave që na përkasin.

Janë pikërisht çastet kur secili bëhet pronar i gjërave që dikur mendoheshin të përbashkëta. Ndodh shpesh që në jetën e re pas divorcit të shprehim karakteristikat më negative që mund të kemi, për të cilat as nuk kemi dyshuar. Përjetojmë ndjenja faji, sepse dikur këto tipare i kemi shfaqur në formën e tyre më të bukur, ndërsa në këtë realitet të ri tregojmë më të keqen tonë. Ajo që dëshirojmë më shumë është kthimi i kohës pas! Mbi të gjitha duhet evituar ndjenja e fajit. Nëse një lidhjeje të gjatë i ka ardhur fundi, ekzistojnë shumë arsye drejt një përfundimi dhe vendimi të tillë. Thuajini lamtumirë ndjenjës së fajit, duke u përpjekur të rifilloni një jetë të re. Fatkeqësisht njëra nga ndjesitë që përjetojmë më tepër pas një divorci është ajo e modestisë, e cila edhe ekzagjerohet. Ekziston një ndjenjë e plotë zhgënjimi prej vetvetes, duke mos i besuar shumë asaj. Nuk besojmë më në talentin që kemi, vlerat si një shtëpiake dhe femre të suksesshme, bukurinë e jashtme, si dhe aspekte të tjera të personalitetit. Madje ndonjëherë dëgjojmë shumë edhe nga ish-partnerët tanë, informacione negative që ata tentojnë të përcjellin duke na bërë t’i besojmë çdo gjëje. Ky është pikërisht një nga gabimet më të mëdha që bëjmë. Çlirojeni veten nga gjithë kjo ngarkesë negative dhe filloni të besoni se keni vërtet vlera. Momentet e vështira që përjetohen pas një divorci shpesh janë si pluhuri që mbulojnë shumë cilësi reale. Ajo që ka ndodhur thjesht ishte e thënë të ndodhte. Ekzaminoni arsyet pse gjërat përfunduan kështu. Duhet të filloni të besoni se në jetë ndodhin ato që meritojmë. Divorci ndodh sepse shpirti ynë kërkon më shumë qetësi dhe shpëtim ndonjëherë. Në këto raste e kaluara duhet të mbetet pas krahëve. Ashtu dhe e ardhmja. Mos mendoni shumë se si do të jetë e nesërmja juaj, sepse nuk mund ta zbuloni dot, është e panjohur. Nëse ndiheni keq mundohuni ta çlironi veten. Gëlltisni dhembjen menjëherë, duke mos e ngadalësuar procesin e saj. Koha ka vetinë që ta tresë atë shpejt ,nëse ju e përtypni atë po aq shpejt. Merrni prej çastit avantazhet dhe kënaqësitë që dikur nuk i kishit.

Nuk do të ngriheni më dy orë më herët për t’i përgatitur bashkëshortit mëngjesin, t’i lani rrobat, apo çdo gjë tjetër të tijën. Mund të bëni çdo gjë që iu pëlqen, që për shkak të tij hezitonit. Nuk do të ketë më gërhitje natën, futboll me zë të lartë, apo darka në tre të mëngjesit. Keni lirinë e munguar. Kujdesuni për veten Ndoshta dikur nuk kishit kohën e mjaftueshme për t’u kujdesur për veten. Për pamjen tuaj, ëndrrat, botën e brendshme, karrierën, sportin, interesat… Të gjitha sakrificat bëheshin për hir të familjes. Tani keni më shumë mundësi. Mund të arrini diçka. Keni një stimë të fuqishme për vetëperfeksionim dhe zhvillim. Është koha më e mirë ta krijosh jetën vetë, e jo të shpresosh nga dikush tjetër. Çdo ditë është një shans i ri në rregullimin dhe perfeksionimin e jetës suaj. Trego interes dhe dëgjo me kujdes. Çdo takim, çdo event, apo çdo rresht i librave që lexon janë momente të reja që sinjalizojnë ndryshime të kërkuara prej jush, prej brendisë suaj. Investoni në jetën tuaj të re me pëlqimin dhe përkushtimin e duhur. Askush nuk mund t’iu pengojë në realizimin e dëshirave. Jeta bazohet thelbësisht mbi plane dhe dëshira. Mendoni single Të menduarit single është gjëja e parë që duhet bërë menjëherë pas një divorci, edhe pse në fakt është një prej më të vështirave për t’u bërë. Kërkon durim dhe dëshirë mbi të gjitha, në këtë ndryshim statusor, që është shumë më tepër shpirtëror. Për më tepër, jeta si një grua single është shumë më ndryshe nga ajo që bëje më parë, në shumë aspekte. Merrni kohën e duhur për të kuptuar ndryshimet që po ndodhin në jetën tuaj. Nuk ka asgjë të keqe nëse jeni beqarë. Në një shoqëri ku femrat single shihen me përçmim prej shoqeve të tyre të martuara, lehtësisht mund të besojnë se janë të dështuara, pasi supozohet se gratë e “realizuara” janë të përfshira në dashuri, apo lidhje jetëgjata. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Çdo ditë më tepër femrat po zgjedhin të jenë single, apo t’u japin fund lidhjeve të palumtura. Në thelb kjo tregon forcë dhe jo dobësi. Ato kërkojnë lumturinë e vërtetë. Të mbijetosh do të thotë të besosh në veten tënde dhe në aftësitë si një femër single. Llogarisni të ardhurat Është e rëndësishme të merreni dhe me të ardhurat, dhe pse mund të mendoni që në momente të tilla janë të dorës së dytë. Ka gjasa që situata juaj financiare të ketë ndryshuar. Kështu vihuni në dijeni të gjendjes së tyre sa më parë të jetë e mundur. Do të jetë më e lehtë nëse filloni të shpenzoni për veten në këtë situatë ku morali nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Favorizojeni veten me kënaqësi materiale, pa u menduar shumë.

Megjithatë mundohuni të vendosni një ekuilibër të drejtë mes dëshirave dhe shpenzimeve që do t’iu duhen. Edhe shpenzime të pakujdesshme nuk duhet të bëni. Tashmë jeta juaj ka rifilluar vetëm, ndaj edhe të ardhurat mund të jenë më të pakta. Pranoni fundin e lidhjes Në fund, ajo që duhet të rikujtoni vazhdimisht me veten tuaj është fundi i lidhjes, dhe për më tepër pranimin e saj. Ndërgjegjësohuni për pjesën më të vështirë që iu përket vetëm juve. Fundi i saj është i dhimbshëm por mbetet real. Kuptoni që kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe se detajet i përkasin vetëm të kaluarës. Pendesa mund të jetë një nga ndjesitë që do t’iu pushtojë herë pas here, por që duhet të forconi besimin tuaj ndaj lëkundjeve të tilla. Romanca ka përfunduar dhe nëse dëshironi ende të ktheheni prapa, gjasat mund të jenë të vogla. Dhe nëse ndodh, rutina e pastabilitetit të lidhjes do t’iu përsëritet duke iu kujtuar atë “deja-vu” që mbetet e padëshiruar. Rifilloni jetën me moton se “një dhembje zgjuese është më mirë se një lumturi jetëshkurtër”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi