Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja amanetet e fundit të Aleksandrit të Madh Empty Ja amanetet e fundit të Aleksandrit të Madh

Wed 4 Jul 2012 - 15:57
Ja amanetet e fundit të Aleksandrit të Madh Aleksandri-i-MadhTek gjendej i shtrirë në shtrat, në fazën e fundit të jetës, Aleksandri i Madh, ftoi të gjithë gjeneralët e tij dhe u njoftoi atyre tri dëshirat e tij të fundit…

1. Të transportohet arkivoli im nga shpatullat e mjekëve më të mirë.

2. Thesarin që kam fituar (argjend, flori, gurë të çmuar, smeralde etj.) t’i shpërndajnë gjatë gjithë udhëtimit deri tek varri im.

3. Duart e mia dua të jenë në valëzim në ajër, jashtë arkivolit të ekspozuar e të shihen nga të gjithë…

Por, citon alb-observer.com, njëri nga gjeneralët e tij, i habitur nga dëshirat e pazakonta, pyeti Aleksandrin se cilat ishin arsyet…

Dhe Aleksandri iu përgjigj:

1. Dua që mjekët më të ndritur të ngrenë nën supet e tyre arkivolin tim, që me këtë mënyrë të tregojnë se edhe ata, para vdekjes, nuk e kanë mundësinë të shërohen!

2. Dua që sipërfaqja e tokës të mbulohet nga thesari im, që të shikojnë të gjithë, se gjithçka që përfitojmë në këtë botë, mbetet po këtu!

3. Dua që duart e mia, të valëzojnë në ajër, që njerëzit të mund të shikojnë se vijmë me duar bosh dhe ikim me duar bosh, kur të mbarojë për thesari më i shtrenjtë, që është koha! KOHA është thesari më i madh që kemi, sepse është e kufizuar. Mundemi të krijojmë para, të fitojmë kapital e thesare pa fund, por jo më shumë kohë. Kur i kushtojmë kohë një personi, i ofrojmë atij një pjesë të jetës tonë, të cilën kurrë nuk do mund ta plotësonim./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi