Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

5 milion fëmijë provëze në të gjithë botën Empty 5 milion fëmijë provëze në të gjithë botën

Thu 5 Jul 2012 - 19:22
5 milion fëmijë provëze në të gjithë botën 56131Në të gjithtë botën përllogariten 5 milion bebe, të cilat kanë ardhur në këtë jetë nëpërmjet mënyrës in-vitro. Kjo e dhënë historike regjistrohet në 34-vjetorin e lindjes së foshnjes së parë të lindur në provëz, britanikes Louise Brown.

Lajmi bëhet i ditur me entuziazëm nga ekspertët e mjekësisë dhe shkencës, të cilët u mblodhën në Stamboll, në Kongresin Vjetor të Evropiane të Riprodhimi Njeriut dhe të Embriologjisë (ESHRE).

Të dhënat janë bërë të ditura falë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit mbi Teknologjinë Riprodhuese bazuar në numrin e cikleve të trajtimit, të regjistruara në Botë deri në vitin 2008, të cilave i janë shtuar edhe të dhënat e regjistruara në vitet e e fundit.

Në analizë u mor parasysh si teknika e fertilizimit in-vitro (IVF) dhe e injeksionit intracytoplasmic (ICSI) Nga të dhënat rezulton se rezultati i lindjeve IVF nga 1978 deri në vitin e kaluar kanë qenë 4.600.000, ndërkohë që falë lindjeve në vitin e fundit shifra ka shkuar në 5 milion. Sipas mjekëve kërkesa e nënave për lindje in-vitro po vjen gjithmonë e në rritje në Europë.
(e.m/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi