Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Zbulohet video e grabitjes së argjendarisë në Fier (VIDEO) Empty Zbulohet video e grabitjes së argjendarisë në Fier (VIDEO)

Sun 8 Jul 2012 - 10:59
Zbulohet video e grabitjes së argjendarisë në Fier (VIDEO) 55783TIRANE – Në rrjetet sociale më të përdorura në internet po qarkullon së fundmi një video që tregon qartë të gjithë dinamikën e pabesueshme të grabitjes së argjendarisë në Fier pak ditë më parë.
Video, e cila zgjat plot 24 sekonda, shfaq dy persona të maskuar të fytyrë dhe me armë në dorë të cilët në mes të ditës hyjnë brenda argjendarisë që ndodhet në qendër të Fierit me automatikë në dorë dhe detyrojne klientet të dalin jashtë duke ecur gati këmba-dorës. Ndërsa dy shitësit të tmerruar ngrejnë duart lart dhe ulen poshtë banakut.
Nga video duket qartë se njëri nga grabitësit rrëmben të gjitha pllakat ku janë ekspozuar bizhuteritë e shtrenjta ndërsa tjetri me automatik jashtë vitrinës në brendësi të dyqanit. Gjithçka ka zgjatur pak sekonda dhe dy grabitësit janë larguar më pas me shpejtësi me florinjtë e grabitur.
Sipas njoftimit të policisë, e gjithë sasia e floririt të grabitur është rreth 2 kg. Ngjarja ndodhi rreth mesditës tre ditë më parë në lagjen Kastriot, shumë pranë qendrës së qytetit të Fierit.
Policia ende nuk ka identifikuar dhe arrestuar autorët. Por e njëjta argjendari, sipas së njëjtës skemë, është grabitur dhe dy vjet më parë.


https://www.youtube.com/watch?v=1MYOwCiMh6U&feature=player_embedded
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi