Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përse truri të detyron të harrosh? Empty Përse truri të detyron të harrosh?

Sun 8 Jul 2012 - 15:25
Përse truri të detyron të harrosh?


Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur vetëm një ditë më parë.

Përse truri të detyron të harrosh?

Faktor i kundërt po njësoj i rëndësishëm në procesin e të kujtuarit është procesi i harresës. Do të ishte jo vetëm e mërzitshme, por edhe e pamundur të mendosh në mënyrë abstrakte, të arsyetosh, të organizosh materialin që të funksionojë siç duhet, në qoftë se nuk do të ishim në gjendje të harronim disa nga materialet pa rëndësi që hyjnë në kujtesën tonë çdo ditë. Harresa është humbja aparente e kujtesës.

Teoritë e harresës

Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur vetëm një ditë më parë. A janë kujtimet të përhershme apo kanë prirjen të zbehen me kalimin e kohës? Dhe në qoftë se kujtimet janë të përhershme, pse nuk mundemi të përdorim informacionin që na nevojitet atëherë kur ne duam? Harresa ka të bëjë me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka disa teori kryesore për harresën, përfshirë këtu atë të dekompozimit, interferencës (ndërhyrjes) dhe harresës së motivuar (represioni).

Prishja (dekompozimi)

Sipas teorisë tradicionale, përshtypjet shqisore dhe njohuritë e fituara lënë gjurmë në kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen ose prishen për shkak të mospërdorimit. Kjo është një teori praktike dhe besohet nga
shumë njerëz. Por ka shumë pak dëshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona në kujtesën afatgjatë. Ne tashmë e dimë se kemi prirje që gjërat t'i harrojmë me kalimin e kohës, por jo të gjitha kujtimet zbehen si fotografitë e gazetave të vjetra apo si shtigjet e paharruar të një pylli. Ndonjëherë ne mund të kujtojmë sot ndonjë fakt që nuk mund ta kujtonim dje. Dhe me anë të hipnozës ose stimulit elektrik të trurit, mund të kujtojmë ngjarje nga e kaluara që nuk jemi në gjendje t'i kujtojmë, kur jemi plotësisht të ndërgjegjshëm. Prishja mund të ndodhë në kujtesën afatshkurtër, ku informacioni zhduket për 30 sekonda në qoftë se nuk përsëritet, por gjërat nuk ndodhin kështu me kujtesën afatgjatë. Na duhet një teori tjetër për të na ndihmuar të shpjegojmë, pse materiali nuk riprodhohet nga kujtesa afatgjatë...



Psikologji
Mile kastrati
Mile kastrati
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 728
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Drenas
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/01/2013
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përse truri të detyron të harrosh? Empty Re: Përse truri të detyron të harrosh?

Sat 19 Jan 2013 - 16:06
po harresa esht shenje e pleqeris hahahah pak shaka se une mendoj qe stresi i tepert na ben edhe te harrojm
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Përse truri të detyron të harrosh? Empty Re: Përse truri të detyron të harrosh?

Sun 20 Jan 2013 - 21:13
pesimizmi,mos perqendrimi,te qojne drejt harreses
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Përse truri të detyron të harrosh? Empty Re: Përse truri të detyron të harrosh?

Sun 20 Jan 2013 - 21:25
te harrojsh nvarret nga qarkullimi i gjakut ne trunin
Sponsored content

Përse truri të detyron të harrosh? Empty Re: Përse truri të detyron të harrosh?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi