Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Video: Asi i Barcelonës bëhet dhëndërr Empty Video: Asi i Barcelonës bëhet dhëndërr

Mon 9 Jul 2012 - 21:01
Video: Asi i Barcelonës bëhet dhëndërr Iniesta-300x200Me të zgjedhurën e zemrës së tij, Anna Ortiz u martua mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta. Ceremonia u zhvillua në kështjellën Tamarit, ku mes 1.000 të ftuarve, binte në sy elita e futbollit. E mes tyre sigurisht, futbollistët që kanë shkruar historinë e tyre tek Barça, si Xavi, Pedro, etj. por edhe të fejuarat e tyre. Bujë të madhe bëri edhe prezenca e ish-presidentit të skuadrës, Zoan Laporta. Pique shkoi në ceremoni pa Shakirën, e cila është e zënë me punë në Portugali.

Në orën 19:00 fiks u shfaq Iniesta, nën tingujt e kolonës zanore të “Gladiatorit”, së bashku me nënën e tij. Më pas erdhi nusja, duke ecur nën tingujt e Whitney Houston. Brenda 20 minutash gjithçka përfundoi dhe të ftuarit morën pjesë në party-n e organizuar. Iniesta dhe Anna kanë së bashku një vajzë.

Jashtë mureve të kështjellës ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish, të cilët donin të shihnin nga afër yjet e futbollit spanjoll.

Më poshtë mund të ndiqni disa fragmente nga ceremonia e martesës, të përmbledhura në një video. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi