Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zbulohet “skeleti” i universit Empty Zbulohet “skeleti” i universit

Mon 9 Jul 2012 - 22:38
Zbulohet “skeleti” i universit Materia-e-erret-300x224Pak orë pas zbulimit të “Grimcës së Zotit”, një ekip shkencëtarësh ndërkombëtar njoftuan një ngjarje kozmike me rënësi të veçantë.

Shkencëtarët zbuluan një “fill” të mistershme të materies së errët, që përbënë pjesë e një “rrjete” kozmike, e një ure të pa dukshme e cila bashkon dy kostelacione galaktikash të cilat ndodhen shumë larg prej asaj tonës.

Astronomët nga SHBA dhe Gjermania, duke përdorur teleskopin XMM-Newton, diktuan një fill të materies së errët, që lidh dy kostelacione të mëdha galaktikash, Abell 222 dhe Abell 223, që ndodhen 2.7 miliardë vite dritë larg nesh.

Sipas disa teorive, citon alb-observer.com, strukturat e para të mëdha që u krijuan në univers pas Shpërthimit të Madh –Big Bang, ishin re të përbëra nga energjia e errët. Por, shumë hulumtime të kryera më vonë, me teleskop kozmik, udhëhoqën shkencëtarët në konkluzionin se për krijimin e një galaktike veç energjisë së errët që është e domosdoshme, një sasi e vogël e saj, është e domosdoshme që të krijohet një galaktikë.

Gjithashtu, energjia e errët sipas shkencëtarëve funksionon si një lloj “ngjitëse” kozmike, duke mbajtur yjet brenda kufijve të galaktikës. Sipas teorisë ekzistuese, 95% e materies së universit, përbëhet nga energjia e errët, ndërsa vetëm 5% e mbetur përbëhet nga materia e dukshme e rëndë, baryonic.

Mendimi se materia e errët, në formë filli dhe rrjete bashkon objekte kozmike (planetë, galaktika etj) është depozituar këtu e shumë kohë nga shkencëtarët. Por, është hera e parë që shkencëtarët diktojnë gjurmët e saj./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi