Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Amerika me Atifeten Empty Amerika me Atifeten

Tue 10 Jul 2012 - 13:34
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin qëndrimin e Presidentes Jahjaga në krye të Shtetit deri në përfundim të mandatit, më 2016. Këtë e deklaroi në Prishtinë, Ndihmëssekretari amerikan, Philip Gordon, i cili tha se po flet në emër të Presidentit Obama dhe Sekretares Hillary Clinton.

Presidentja Atifete Jahjaga ka marrë mbështetjen direkte të Washingtonit sa i përket mandatit të saj në krye të shtetit. Ajo që Ambasadori në ikje i SHBA’së në Kosovë, Christopher Dell tha menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth mandatit të Presidentes, tashmë është konfirmuar edhe nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA’së. Philip Gordon, Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, edhe pse në vizitë në Kosovë po qëndron për një arsye tjetër, ai ka folur edhe sa i përket çështjes shumë të diskutuar të mandatit të Presidentes Jahjaga.
Gordon, i cili erdhi në Prishtinë pas vizitës në Beograd, ku takoi Presidentin Tomislav Nikolic, duke folur para gazetarëve tha se Washingtoni plotësisht mbështet Presidenten Jahjaga në postin e saj deri në përfundim të mandatit më 2016.
Diplomati amerikan ka thënë se SHBA’ja me interes i kanë përcjellë zhvillimet e fundit sa i përket mandatit të Presidentes, dhe se Washingtoni kërkon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet në tërësi nga të gjithë.
“Kemi ndjekur dhe përcjellë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe komenti i vetëm që ne kemi, është se vendimi i Gjykatës duhet të respektohet plotësisht”, ka thënë Gordon. Për më shumë, Gordon ka lëvduar punën e Jahjagës në krye të Shtetit, duke thënë se ajo ka bërë një punë të mirë, sidomos në aspektin e sundimit të ligjit. Sipas tij, Jahjaga ka dërguar një imazh pozitiv në botë dhe e ka mbështetjen edhe të Presidentit Obama dhe të Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.
"Ne vlerësojmë punën që ka bërë Presidentja, sidomos në aspektin e sundimit të ligjit. Po flas në emër të Sekretares Clinton dhe të Presidentit Obama. Presidentja Atifete Jahjaga ka qenë imazh shumë pozitiv për Kosovën në këta 15 muajt e fundit, si në vend, ashtu edhe jashtë. Ne jemi të përkushtuar dhe do të punojmë me të deri në fund të mandatit", ka thënë Gordon.
Ndryshe, Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit ka qëndruar për vizitë në Kosovë për të uruar popullin e Kosovës për përmbylljen e suksesshme të mbikëqyrjes së pavarësisë. Gordon, të hënën ka vizituar edhe Beogradin, ku është takuar me Presidentin serb, Tomislav Nikolic, të cilit i ka përcjellë mesazhin e Shteteve të Bashkuara se Kosova është shtet i pavarur me integritet të plotë territorial. Sipas tij, Serbia duhet të përballet me realitetin e shtetit demokratik e sovran të Kosovës. “I kam shprehur atij qëndrimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha Gordon.
Zyrtari i lartë amerikan ka vizituar edhe Veriun e Kosovës, dhe është shprehur i inkurajuar me punën që po bëhet për integrimin e kësaj pjese të vendit. Ai ka thënë se Zyra Civile në Veri është në të mirë të qytetarëve të atjeshëm, të cilëve do t’u shërbejë të jenë më afër institucioneve të Kosovës.
Pas takimit që kishte me Philip Gordonin, ka folur edhe Presidentja Jahjaga. Ajo nuk ka dashur që të komentojë më shumë sa i përket çështjes së mandatit të postit të saj, por ka bërë thirrje që dialogu i nisur me Serbinë duhet të vazhdojë, por jo pa implementimin e marrëveshjeve të arritura.
Presidentja e vendit ka thënë se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet fqinje, e edhe me Serbinë, por sipas saj, Serbia duhet të pranojë realitetin e krijuar në Kosovë. “I kemi dhënë mbështetje dialogut që është zhvilluar në Bruksel, i cili ka pasur si qëllim lehtësimin e jetës së qytetareve të të dyja shteteve. Ne si institucione të shtetit të Kosovës, duam që të ketë edhe zbatim të të gjitha marrëveshjeve të arritura, në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, ka thënë Jahjaga. (express)

Vlerëso tekstin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi