Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Prinderit e mi duan ta fusin ne burg Empty Prinderit e mi duan ta fusin ne burg

Wed 11 Jul 2012 - 21:02
Jam Stela, 16 vjeç. Jam këtu, sepse dua t’ju tregoj një histori të shkurtër. Ishte nëntori i vitit 2010 kur njoha një djalë (është më i madh se mua, 12 vjet). Ma prezantoi një kushëriri i tij që është në shkollën time. Sapo e pashë në sy e kuptova se ishte njeri i mirë, i sinqertë. Po atë ditë filloi lumturia ime, fillova të kisha iluzione. Ishim në një festë dhe ai me kushëririn e tij më shoqëruan deri në shtëpi. Kur u ndava me të i dhashë një puthje në buzë. Më pas shkuam në një festë tjetër dhe erdhi me një trëndafil në dorë. Ai më buzëqeshi dhe mua më kishin dalë lot. Gjithçka filloi mirë. Pas një muaj e gjysmë filluan gjërat e këqija. Ika me të nga shtëpia ime. Sapo shkova tek ai, në shtëpinë e tij erdhën prindërit e mi. Ai u kërkoi që të mos më merrnin, por ata nuk donin t’i flisnin fare me gojë. Më pas babai im e paditi që më kishte rrëmbyer. Më morën mua për të deklaruar dhe kushëririn e tij gjithashtu. Nuk e patën të arsyeshme për ta mbyllur në burg. Në atë moment babai im e kuptoi që unë kisha kryer marrëdhënie me të dhe e akuzoi për përdhunim. Sa ironike! Prokuroria këtë rast e quajti shfrytëzim. Cfarë budallallëqesh! Nejse unë ndjehesha shumë keq, nuk më shtyheshin ditët. Prindërit me ndëshkuan, me fyen, më hodhën mua gjithë fajin, më gjykuan. Unë vetëm i dëgjoja. Unë dhe i dashuri im vazhduam të komunikonim dhe ai e kuptoi sesi më trajtonin dhe e kuptonte e unë nuk kisha respekt për babanë tim në momentin që më qortonte, por kisha vetëm frikë. Nuk e duronte dot këtë dhe më kërkoi që të iknim sërish. Ikëm më 22 mars dhe ndenjëm katër ditë bashkë. Shkuam në një qytet larg qytetit tim. Më 26 mars (në ditëlindjen e tij) erdhi një polic na thanë që më kërkonin në polici dhe ikëm. Kur shkuam aty na ndanë. Më thanë se ai do të shkonte në burg për fajin tim, për faj të kapriccove të mia që nuk doja të rrija në shtëpi. Më thanë shumë gjëra të tmerrshme. Kalova një javë pa marrë vesh asgjë për të. Në atë kohë do të fillonte shkolla. Prindërit e mi nuk donin që të shkoja në shkollë, por i binda duke u thënë se desha të shkollohesha. Kur isha në shkollë i telefonova nga telefoni i një shoqes sime. Që nga ai moment vazhdoj të flas në telefon. Prindërit e mi vazhdojnë të mos kenë besim tek mua natyrisht dhe para pak kohësh më panë me të. Ata ishin shumë të inatosur dhe të zhgënjyer nga mua, saqë babai im më gjuajti katër herë me shuplakë në sytë e tij. Pas një muaji e gjysmë pak a shumë, më thanë që të zgjidhja, ose ata, ose të dashurin. Unë rrija pa folur, nuk dija se çfarë të mendoja. E vetmja gjë që kisha dëshirë ishte që t’i telefonoja të dashurit tim që të më ndihmonte. Më lanë të flija dhe ditën tjetër nëna ime më la një shënim: “Të duam shumë dhe nuk duam që të ikësh. Nuk duam të hedhësh dëm jetën tënde me të, etj.. Më pas fola me të dashurin tim dhe ai më çoi tek avokati që po e ndihmon me denoncimin dhe ajo që më tha ai ishte që t’i shpjegoja nënës sime se çfarë ndjej, çfarë do të doja dhe që t’i jepnin një mundësi djalit. Unë e bëra, por nëna ime nuk më kuptoi. Ajo më tha që të ndahesha me të përkohësisht dhe më pas duke parë e duke bërë. Tashmë nuk e di se çfarë të bëj, nuk e di a duhet të kem më shpresa, nëse prindërit do më mbështesin dhe do të më kuptojnë me të vërtetë. Mendoj se, nëse u them atë që ndjej në zemër do të tallen ashtu siç e kanë bërë më parë. Ajo që ndjej unë për të është diçka e pashpjegueshme, diçka e fortë. Është i vetmi që më ka bërë të lumtur. Me të ndjehem rehat, e mbrojtur, të dyve na pëlqejnë të dalim dhe duam një fëmijë, por nuk e di se si do të reagojnë prindërit e mi në rast se unë mbetem shtatzënë. Kam nevojë për një këshillë se si të veproj me prindërit e mi, ju lutem.
Burimi: Gazeta Game Over
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi