Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Premtonte femije me mua, por e beri me tjetren Empty Premtonte femije me mua, por e beri me tjetren

Wed 11 Jul 2012 - 21:03
E di se do të mbetem përjetë një nostalgjike e pashërueshme. Tani e kam vërtetuar këtë, më shumë se kurrë. Kam arritur deri aty sa të më vijë keq për veten, por nuk mund të harroj momentet më të bukura të jetës time, nuk mund të të harroj ty, edhe pse ti nuk e meriton të jesh pjesë e kujtimeve dhe mendimeve të mia.
“Më ka marrë malli më ka marrë, në dhomën time nuk shoh më kalendar” - janë këto vargje qe me rrahin ne koke si ccekan prej një viti tashmë. Sa herë zgjohem në mëngjes dhe sa herë vë kokën në jastëk mendjen e kam te ti. Mendoja se me kalimin e ditëve, dhimbja që më shkakton malli për ty do shuhej, por ja që ajo që ndodh është krejt e kundërta. Nuk ka hap që hedh që të mos më kujtojë ty, nuk ka këngë që dëgjoj që mos të jetë e lidhur me kujtimet tona, nuk ka vend në këtë qytet të mallkuar që të mos ta kem shkelur me ty. Po tani? Unë vazhdoj të derdh lotët e mi mbi foton tënde, që vazhdoj ta mbaj poshtë jastëkut, ndërsa ti i ledhaton barkun në të cilin ndodhet fëmija yt, asaj tjetrës.
Ccfarë përballje e hidhur! Supozohej të isha unë, ajo që të mbaja brenda vetes fëmijën tënd, supozohej të isha unë dashuria e jetës tënde, supozohej se do ta lidhje jetën me mua dhe do të ishim të pandarë përgjithmonë. Cc’katil duhet të jesh për të bërë premtime të tilla!
Natyrisht, që edhe unë e di, se ka histori dashurie që zgjasin përgjithmonë, e të tjera që përfundojnë herët. Por mendoj se gjithmonë ndodh diccka që sjell fundin e një lidhjeje. Ccfarë ndodhi mes nesh?! Asgjë, nuk ndodhi mes nesh. Gjithccka shkonte më së miri. Të paktën unë kështu mendoja dhe ti nuk më lije të mendoja ndryshe. Shfaqeshe aq i dashuruar dhe aq i lumtur në sytë e mi. Pse duhet të shtireshe?! Pra, nuk është se historia jonë lindi natyrshëm dhe përfundoj për shkak të kontraditave apo ndonjë arsyeje konkrete. Ti kishe planifikuar gjithccka qysh në fillim. Nuk ka mundësi që të ketë ndodhur ndryshe. Po pse duhet të luaje me ndjenjat e sinqerta të një vajzeje?! Pse duhet të më bëje premtime që nuk mund t’i mbaje?! Pse duhet të më gënjeje? Kjo janë tregues të poshtërsisë tënde. E di se je treguar një maskara, por nuk mund t’i fshi me gomë ëndrrat që ndërtova, e nxitur nga ty, nga premtimet e tua.
Të dhurova dy vite të jetës time. Nuk e mohoj që ato kanë qenë vitet më të bukura të jetës time, kur jam ndjerë e lumtur dhe plotësuar më shumë se sa kisha ëndërruar ndonjëherë. Por cc’vlerë kanë ato dy vite, kur ti më shkatërrove në fund të tyre. Sa shumë gjëra nuk kuptoj! Ende nuk kuptoj se si mund të kishe dy të dashura në një kohë. Unë kurrë nuk dyshova se ti mund të më tradhëtoje. Nuk mund të më fajësosh që u tregova kaq naïve sepse ti e di mirë se unë të takoja ccdo ditë, flisja vazhdimisht me ty në telefon dhe merrja nga ty gjithë ngrohtësinë që kisha nevojë. Si mund të mendoja unë se ky njeri kaq i përkushtuar mund të më tradhëtonte?!
Por nuk mjaftoi me kaq poshtërsia jote. Ti jo vetëm më tradhëtove, duke më fyer rëndë me këtë veprim të ulët, por vazhdove të më bëje premtime, si për të më zhytur më thellë në dëshpërim, në një gjendje që edhe sot nuk po e marr dot veten. 2012-a duhet të ishte viti kur ne do të ndëronim jetën së bashku. Kështu më premtoje ti. Do të martoheshim dhe do të bënim fëmijën tonë të parë. Ishin të gjitha fjalë goje, ashtu sicc më the më vonë, por unë i mora për të vërteta. Vallë vërtet mendon se faji ishte i imi që të besova dhe jo i yti që më gënjeve?!
Jeta ime më dukej e plotësuar me ty pranë. Për asnjë ccast nuk mendova se ajo që kisha me ty do të ndryshonte. Isha aq e lumtur që të kisha gjetur dhe nuk e vura kurrë në dyshim që ti mund të më braktisje. Për asnjë ccast nuk e kam menduar se historia jonë do të përfundonte. Përkundrazi e kisha imagjinuar me detaje se si do të ishte jeta jonë, duke u nisur nga premtimet e tua. Ti e di mirë, se unë kisha gjetur edhe emrin e fëmijës tonë, sido që të ishte djalë apo vajzë. Si munde të më lejoje që të fantazoja kaq shumë dhe të humbja ccdo lidhje me realitetin, kur e dije shumë se asnjë nga fjalët dhe premtimet e tua nuk ishte e vërtetë?!
Ti më njohe aq mirë sa nuk iu trembe për asnjë ccast reagimit tim, kur do të merrja vesh se jetët tona ishin ndarë. Më vjen inat për këtë. E kishe zyrtarizuar lidhjen me tjetrën dhe vazhdoje ende të kishe lidhje me mua dhe të më ushqeje iluzione. Po këtë përse e bëre? Dhe pastaj si të më dhënë goditjen fatale erdhi ajo shkëputja e menjëhershme, pa më dhënë asnjë shpjegim dhe pa më kërkuar ndjesë për gënjeshtrat e pafundme. E shikon, sërish po shkruaj budallëqe. Doja të më kërkoje ndjesë për diccka që e ke bërë me ndërgjegje të plotë. Si mund të më kërkoje të falur për gënjeshtrat që e dije që në fillim që ishin të tilla. Mesa duket kjo paska qenë taktika jote, gënjeshtra pafund, se mos njërën, tjetrën do ta besojnë. Ccodkush si unë do të ndjehej nëse do ta gjente veten të braktisur pa pritur e pa kujtuar nga njeriu, me të cilin kishte qenë e pandarë për dy vite me rradhë. Asnjë telefonatë për t’u shpejguar, asnjë mesazh për të më thënë se historia jonë kishte marrë fund. Asgjë, vecc heshtje nga ana jote. Një telefon që dilte gjithmonë I fikur dhe që nuk u hap më kurrë.
Ti nuk more kurrë guximin të vije tek unë dhe të më thoje se ccfarë po ndodhte. Ti e di se ishin shokët e tu, ata që e përgatitën terrenin. Isha aq e verbër dhe e shurdhët sa nuk i besoja fjalëve të tyre. Do ishte rastësia ajo që do të na vinte përballë pas pothuajse një muaji. Ti ishe po njësoj si ditën e fundit kur të kisha takuar, ndërsa unë edhe pse në ato ccaste nuk mund ta shihja veten, e dija se isha shpërfytyruar nga dhimbja. Kur të kujtova premtimet që më kishe bërë, më the se ishin fjalë goje, të tillë vlerë kishin për ty, ndërsa për mua ishin baza mbi të cilat kisha përfytyruar të ardhmen tonë. Ai takim I shkurtër nuk ishte gjë tjetër, veccse një tjetër goditje për mua.
Por goditjen përfundimtare ma dhe atë ditë më kalove përpara me gruan tënde. E kisha imagjinuar atë pamje, veccse mendoja se do të isha unë në vend të asaj vajze të panjohur për mua. Shtatëzënia e saj ishe e dukshme, po aq sa edhe përkushtimi yt për ta bërë të ndjehej mirë. Këtë ma kishte premtuar mua. Mua më kishe premtuar fëmijë, por e bëre me tjetrën.
Ende nuk më shqiten nga mendja premtimet e tua, nuk më lënë të ec përpara e të vazhdoj jetën time. Ato premtime nuk duhet t’I kishe bërë. duhet të kishe patur guximin që të tregoheshe I sinqertë me mua ose të paktën të mos thoje asnjë fjalë. Ti nuk kishe nevojë që të bëje premtime boshe për të më fituar. Unë isha e jotja, atëherë kur më bëje premtime. Mjafon të mos I kishe thënë ato fjalë goje dhe ndoshta unë do të ndihesha më mirë. Nuk do të shembej mbi vete gjithë bota imagjinare që kisha ndërtuar. Nuk e kupton se kam mbetur e bllokuar mes iluzionesh dhe nuk di si të dalë prej këtej. Gabimi im fatal, drejt të cilit më ccove ti, ishte shkëputja me realitetin.
Jam e ndërgjegjshme për gjendjen ku kam përfunduar, por më mungon forca, guximi për të dalë prej saj. Është e qartë se asgjë nuk mund të kthehet prapa e të ccbëhet. E di se duhet ta pranoj këtë që ka ndodhur dhe duhet t’I jap forcë vetes për të vazhduar jetën, por është kaq e vështirë.
Akoma më të vështirë ma bën ti, që kohët e fundit më del përpara thuajse ccdo ditë. Përjetoj një përzierje ndjenjash. Nga njëra anë janë kujtimet e bukura, që më ngjallin mall dhe nostalgji për kohën që kemi kaluar bashkë dhe nga ana tjetër është inati, zemërimi, urrejtja për atë që më bëre. Nuk duhet të më kishe thyer zemrën. Duhet të ishe treguar më bujar me këtë njeri që dikur pretendoje se e doje.
Lexues të gazetës Paloma, besoj se të gjithë e keni kuptuar se cila është historia ime, edhe pse në shkrimin tim I jam drejtuar atij që më shkatërroi ëndrrat. E kam bërë këtë sepse nuk më vjen të shkruaj se si jam njohur me të dhe se si ka qenë historia jonë. Dua vetëm të shfryhem. Kam kërkoj një mënyrë për t’I thënë atij ato që nuk kam patur rastin t’ia them përballë. Edhe pse shoh shpesh, tashmë ne jemi të panjohur për njëri-tjetrin. Nga historitë që kam lexuar në gazetë, e di se shumë nga ju që kanë përjetuar të njëjtin zhgënjim si unë, do të më mirëkuptojnë. Ndërsa i kërkojë atyre që duan të kritikojnë, të mos nxitohen për t’I drejtuar gishtin tjetrin. gjërat duhet t’I provojnë vetë përpara se të dalin në përfundime. Mirëpres sugjerimet tuaja, por do të doja që të ma lehtësonit këtë moment të vështirë që po kaloj e të mos më ngarkoni më shumë. Kam mbetur peng e një të shkuare, që ekzistonte vetëm në mendjen time mesa duket. Dua të dalë prej saj, të ndërtoj një jetë të re, por nuk di si ta bëj këtë.
Ju faleminderit që lexuat historinë time!
Burimi: Gazeta Paloma
Rrukie
Rrukie
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 2087
<b>Hobi</b> Hobi : me gjet gjinin e dhelpres hahahah
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kudo
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/05/2012

Premtonte femije me mua, por e beri me tjetren Empty Re: Premtonte femije me mua, por e beri me tjetren

Wed 11 Jul 2012 - 21:41
he me te rafte gumja pse e gjykon cunin,thjesht vrime ka ngaterru gabimisht hahahahahhahaahah
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi