Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kokë arapi (jufkat) Empty Kokë arapi (jufkat)

Sat 14 Jul 2012 - 11:50
Kokë arapi (jufkat) 2012-07-06-19.29.48-300x225
Përbërësit: 1 vezë, 1 filxhan kafeje miell, 1 filxhan kafeje qumësht pluhur, 1 lugë kafeje sodë buke

Për sherbetin: 1 gotë uji sheqer, 1 gotë uji me ujë



Në familjen time i quajnë kokë arapi, për ngjyrën e errët karakteristike. Është ëmbëlsirë e vjetër dhe me sherbet, ashtu siç i pëlqen traditave tona.

Me përbërës shumë të thjeshtë e të pakët, por me rezultate të pakrahasueshme, siç dinin të bënin vetëm nënat dhe gjyshet tona, gjurmët e të cilave mundohemi të ndjekim ne kudo që jemi.

Përgatitja: Në një tas përziejmë vezën, miellin, qumështin pluhur e sodën. Krijojmë një brumë homogjen, që është goxha ngjitës. Krijojmë toptha si arra të mëdha e i vëmë të piqen në 180°.

Përgatisim sherbetin me ujin e sheqerin. Pasi piqen biskotat dhe kur janë akoma të nxehta, u hedhim sherbetin e ftohtë. Nga biskota shndërrohen në kokë arapi apo jufka. Shërbehen të ftohta dhe është me rëndësi të përdoret soda e jo pluhuri fryrës. Sipas dëshirës, dozat mund t’i dyfishojmë, etj.

Ju bëftë mirë!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi