- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Shpiket vaksina kundër shëndoshjes, mund të hani sa të doni
Sun 15 Jul 2012 - 12:23
UASHINGTON- Shkencëtarët kanë shpikur vaksinën kundër shëndetit, e cila shfrytëzon sistemin e imunitetit për të parandaluar shëndoshjen
Vaksina revolucionare gjatë testimit u është dhënë minjve dhe pas katër ditëve, tek minjtë është vënë re humbja e peshës trupore për 10 për qind.
Kafshët gjatë kësaj kohe janë ushqyer me ushqim të yndyrshëm dhe kalorik. Nëse ky injeksion është i suksesshëm në njerëz; kjo do të thotë që do të mundësojë konsumimin e ushqimit të shijshëm dhe me shumë kalori pa frikë nga trashja, shkruan "Daily Mail".
Megjithatë, ekspertët theksojnë që nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi i shëndetshëm, sepse ushqimi tepër i yndyrshëm lë pasoja të tjera të dëmshme për shëndetin. Hulumtimi më i ri është ende në fazën testuese, ndërsa injeksioni mund të gjendet në treg vetëm pas shtatë vjetësh.
Autori kryesor i studimit, Keith Haffer nga kompania amerikane Braasch Biotech ka thënë që ky studim tregon që trashja ka mundësi të shërohet me vaksinë
(e.m/BalkanWeb)

Re: Shpiket vaksina kundër shëndoshjes, mund të hani sa të doni
Sun 15 Jul 2012 - 12:40
Do zoti aman se na u tha goja keshtu do ikim te pa ngopur nga kjo jete e shkurte
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi