Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mediat greke provokojnë: “Dekorohet gazetari grek Dhimitër Gjoka!” Empty Mediat greke provokojnë: “Dekorohet gazetari grek Dhimitër Gjoka!”

Sun 15 Jul 2012 - 13:31
Mediat greke provokojnë: “Dekorohet gazetari grek Dhimitër Gjoka!” Gjoka-300x217Dekorimi nga Akademia e Vlerësimit Vjetor të Produktit Kombëtar Radio-Televiziv, i folësit dhe gazetarit të shquar të ekranit shqiptar, Dhimitër Gjoka me çmimin “Folësi më i mirë i vitit 2011”, ka bërë shumë bujë në mediat greke.

Vlerësimi i shumë figurave të shquara të ekranit shqiptar, në këtë eveniment vjetor, ndër ta dhe folësi i famshëm Dhimitër Gjoka, i cili aktualisht është folësi qendror i edicionit të lajmeve në “Albanian Screen” është kthyer në “mollë” për mediat greke.

Ato e kanë prezantuar me titujt kryesorë si “Gazetari grek Dhimitër Gjoka, nderohet me çmimin e vitit 2011”, apo “Gazetari grek vlerësohet në Shqipëri”.

Ndërkohë, citon alb-observer.com, këto media venë në dukje dhe theksojnë Himarën, që është vendlindja e folësit Gjoka, si pretendim për të, duke e “pagëzuar” kështu si gazetari grek nga Greqia!

Në artikujt e tyre, dallon dhe biografia e pasur e folësit Dhimitër Gjoka, ku ai ka prezantuar edicionin kryesor të lajmeve në kanalet më të mëdha televizive shqiptare, si Top Channel, TVSH etj.

Madje, ata theksojnë se në mediat shqiptare, janë me dhjetëra gazetarët grekë (!), të cilët me aftësinë e tyre kanë mundur të ngrihen në majat më të larta në këtë fushë./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi