- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Fshati indian ndalon dashurinë: “Po e dëmton shoqërinë”
Sun 15 Jul 2012 - 21:42
NJU DELHI – Një fshat i vogël në qendër të Indisë rurale e ka ndaluar dashurinë. Policia ka nisur hetimet për këtë vendim të çuditshëm të fshatit Asara, në veriperëndim të shtetit Uttar Pradesh, ku “martesat nga dashuria” ndalohen me ligj për të mbështetur ato që vendosen nga prindërit. Përveç kësaj, fshati ka vendosur që femrat e moshës nën 40-vjeçare të mos dalin në rrugë të pashoqëruara nga ndonjë burrë. Duke i thelluar masat drastike, këshilli i fshatit ka ndaluar po ashtu që femrat të përdorin telefona celularë dhe kanë insistuar që ato të mbulojnë flokët në publik, gjëra këto që janë përshkruar në mediat lokale si “talebanizim” i Indisë rurale. Një anëtar i Këshillit, Sattar Ahmed tha se “martesat e dashurisë” po e dëmtojnë dhe turpërojnë shoqërinë”.. Ministri i Brendshëm, P. Chidambaram i dënoi urdhrat, duke thënë se ato “nuk kanë vend” në një shoqëri demokratike. “Policia duhet të veprojë kundër çdokujt që lëshon diktate të tilla. Nëse dikush ndërmerr veprime kundër ndonjë burri apo gruaje të re bazuar në ligjet ilegale fshatare, atëherë duhet të arrestohet”, - theksoi Chidambaram. Këshilli i fshatit (Panchatya) nuk gëzon ndonjë kompetencë kushtetuese. Panchatya është një grup i pazgjedhur të moshuarish, të cilët konsiderohen si arbitra shoqërorë dhe moralë në jetën e një fshati. Edhe pse urdhrat e tyre nuk përmbajnë ndonjë peshë ligjore, mund të jenë tejet me ndikim, ndërsa janë fajësuar për një numër abuzimesh, si urdhërimin e “vrasjeve të nderit” për gratë, veprimet e të cilave janë cilësuar si turpëruese për familjet. Muajin e kaluar, një burrë në Indinë perëndimore parakaloi nëpër gjithë fshatin me kokën e prerë të së bijës së tij, pasi e kishte vrarë atë për shkak të shqetësimeve rreth mënyrës së saj të jetesës dhe “sjelljeve të pahijshme”. 20-vjeçarja jetonte me prindërit e saj në fshatin Raxhastani në Dungarxhi, pasi e kishte braktisur bashkëshortin e saj dy vjet më parë. Pas ndarjes, ajo akuzohej se po shoqërohej me një burrë tjetër. (er.nu/koha/BalkanWeb) |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi