Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Jon Lord Empty Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Jon Lord

Tue 17 Jul 2012 - 13:50
Message reputation : 100% (1 vote)
Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Jon Lord Nderron-jete-300x225Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare ish-tastieristi i grupit rock “Deep Purple”, Jon Lord. Sipas mediave botërore, ai ishte diagnostikuar që në gushtin e 2011 me një formë të avancuar tumori në pankreas dhe thuhet se rokeri ndërroi jetë në një klinikë në Londër i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij. Lord ka lindur më 9 qershor 1941 në Leiçester, Angli dhe nisi të luante piano që në moshë të hershme, ndërsa studioi në moshë të rritur për dramaturgji, ndonëse nuk e ushtroi kurrë këtë profesion.

Në vitin 1968, Lord së bashku me kitaristin Ritchie Blackmore themeluan grupin “Deep Purple”, të cilit më vonë i janë bashkuar dhe larguar një numër i madh pjesëtarësh (Ian Gillan, Roger Glover, Jon Lord, Ian Paice, Ritchie Blackmore, Nick Simper, Rod Evans, Glenn Hughes, David Coverdale, Tommy Bolin, Joe Lynn Turner, Joe Satriani, Steve Morse, Don Airey).I formuar si një pianist klasik, Lord u ndikua gjithashtu nga bluzi dhe xhazi gjatë karrierës së tij, duke revolucionarizuar kështu rrymën e rokut, në të njëjtën kohë që u shndërrua në një pioneer të “heavy rock”. Ai është kantautor i shumë këngëve të njohura të “Deep Purple”, duke përfshirë edhe megahitet “Child in Time” dhe “Smoke On the ëater”/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi