Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Antikrishti është Turqia” (video) Empty “Antikrishti është Turqia” (video)

Tue 17 Jul 2012 - 14:01
Shumë reagime të forta kanë ngjallur në Turqi, mendimet e Evangjelistit amerikan, Joe Richardson, i cili si në librat e tij, po ashtu dhe në fjalimet që mbanë, nuk rresht së thëni se: “Turqia sot përfaqëson Antikrishtin dhe dëshiron të sundojë në nivel botërorë”.
Evangjelisti amerikan, njëkohësisht dhe shkrimtarë i suksesshëm, ndër të tjera i referohet dhe një filmi turk, “Fetih 1453”, një film i cili ka thyer çdo rekord për nga numri i madh i teleshikuesve. Ai e sjell këtë shembull si një shenjë dhe dëshirë eproriteti që mbizotëron sot në Turqi, si dhe ndaj botës së krishterë.

Sipas shkrimtarit amerikan, i cili bazohet në Apokalipsin/Zbulesën e Gjonit/Joani, pseudo profiti i cili do të shoqërojë antikrishtin nuk është tjetër veçse Profeti Muhamed i Islamizmit, që sot është dhe feja mbizotëruese në Turqi. Ngritjen e islamizmit, evangjelisti amerikan e interpreton si fuqitë e antikrishtit që shfaqen me an të përhapjes së islamizmit.

Evangjelisti, Joe Richardson, pretendon se Antikrishti nuk do të vij nga Europa, ashtu siç shumë njerëz besojnë dhe as nga ndonjë shtet perëndimorë, por nga Lindja e Mesme, aty ku ka filluar të lind “ylli” i Turqisë. Turqia sipas evangjelistit amerikan, po tenton të rikthehet në rajonin e lindjes së mesme ashtu siç diktua mbizotërojë Perandoria Otomane, për këtë arsye duhet të jepet alarmi që të përballet ky rrezik. Richardson thotë se rreziku që na kanoset është drejtpërsëdrejti nga antiksrishti i cili përfaqësohet nga Turqia.

Madje Joe Richardson, avancon dhe një hap më tej duke thënë se Turqia do të shkaktoj me këmbënguljen e saj mediokre, luftën e tretë botërore./alb-observer.com/

Ndiqni disa videot të cilave u referohet Richardson:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi