Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Lakuriq! (Për një shoqeri të zhveshur nga të pavërtetat) Empty Lakuriq! (Për një shoqeri të zhveshur nga të pavërtetat)

Thu 19 Jul 2012 - 13:31
Lakuriq! (Për një shoqeri të zhveshur nga të pavërtetat) Alteo-hysi2Nga Alteo Hysi

Qetësia hipnotizuese e korrikut më ka përthithur në paqen ekzotike të zhurmave të ëmbla të zogjve të pangopur me fluturime dhe sharmin elegant të fishkëllimës së gjinkallave. Po më duket si kolonë zanore e ndonjë filmi e gjithë kjo notë e zgjatur muzikore, I përngjason një ritmi oriental që prishet atëherë kur nuk e pret, dëng-dëng-dëng nga maunet prapanicë-mëdhaja, xhepat ngarkuar me zhavorr aq shumë sa toni në lëvizje trondit tokën.

Për herë të parë në jetën time, po e ndiej veten të zbrasur nga komplekset e vjeshtës, nga streset dimërore, tundimet e pranverës dhe zhgënjim-mësimet e fillim verës.

Nxehtësia e Korrikut më ka shtyrë të zhvishem jo vetëm fizikisht, fillikat në pantallona të shkurtra nga ato fësh-fësh-et, por edhe shpirtërisht, krejtësisht lakuriq pa këmishën e kopsitur të ambicies, pa kravatën e dështimeve që grykën ma ngecte keq, pa shajet e shumë reagimeve pas të cilave të duhet të fshihesh kur erërat e dimrit të njerëzve pa akikat të venë në siklet.

Ngrohtësia e Korrikut po më mëson se i ftohti I brendshëm i antivlerave që çon edhe në ato të jashtmet përreth, nuk luftohet duke veshur xhupa me gëzofë ngushëllimi, por duke I flakur tej teshat e dhimbjeve, pulovrat e gabimeve që të rëndojnë mbi trup si plagë e marrë erë, duke e parë veten në pasqyrën e ndërgjegjies mu ashtu siç të ka bërë nëna, lakurq, si je në të vërtetë, I mirë a I keq qofsh, vetëm ta njohësh veten, sepse nga këtu fillon zgjuarsia e çdokujt. Nëse arrin të njohësh veten o mik, do të kuptosh sa I rëndësishëm je për shoqërine, e nëse njeh shoqërine e vërtetë në të cilën po jetojmë do kuptosh sa e rëndësishme është shoqëria e vërtetë në të cilën duhet të kishim jetuar, për të cilën duhet të kishim punuar.

Korriku, me lakuriqësinë e vet , më ka bërë zjarr të ndjeshëm, melankolik, herë-herë më duket vetja një mizantrop, po I tillë nuk jam se një pjesë të këtij reflektimI ia dedikoj lidhjeve me shoqërinë përreth ku unë dhe ti herë përqafohemi e herë kacafytemi si lepuj. Me atë shoqëri që është fryrë si buf I netëve pa busull, mbushur me pupla pavërtetësie shumë. Një buf që paraziton në komoditetetin që I krijon vetes me forcë, që nuk sheh më në anonimitetin e natës. Është shkrirë me ërrësirën e padrejtësive dhe me sytë e dritës së saj anonime po e sheh botën të larë në govatën e antivlerave. Bufi qesh me lotët, nuk I bëjnë çudi stuhitë dimërore, por harron që një ditë puplat do bien e do ngelet lakuriq!

Gjithmonë I jam trembur zhveshjes lakuriq në lëkurën e botës së brendshme përballë dimrit të marrëdhënieve shoqërore se mos klima e llumosur me paragjykime do të ma bënte mishin puçpuriza puçpuriza me akullin e shprehjes: “Kush përpiqet të tregoje mirësi e të bëjë idealistin o është idiot, o është naiv fëminor”. Korriku ma ka zhveshur këtë frikë dhe tëvetmen gjë që më ka lenë varur në qafë është peshqiri me te cilin po fshij djersët e verës si ata pijanecet e kabareve që shqepen në djersë e birra. Tani e besoj më shumë se nëse të gjithë do të guxonim ti thonim e bënim gjërat troç, me ngrohtësine e asaj që ndiejmë, të bardha si pllaka, shoqëria do të ishte shumë më e sinqertë në çka dëshmon dhe frytet e veprimeve të saj do ishin shumë më lart domethënies.Shoqëria ime është shoqëria jote, shoqëria jonë eshte shoqëria e tyre, shoqëria e shumicës pasanike është shoqëria e pakices së dërrmuar në trotuaret e ngrëna të varfërisë, shoqëria e politikanëve është edhe shoqëria e varrmihësve, shoqëria e këngëtareve sex-simbole është edhe shoqëria e punonjëseve të fabrikës së çantave, ndaj askush s’ka pse trembet nga një shoqëri që e bën si burrat, në tavolinë hesapin, jo në shpellat e mbijetesës personale e zyrat e interesit vetjak.

Nëse e zhvishni veten nga të mbathurat e kuqe të eksitimit për të dalë mbi të tjerët, për të qenë partner I pandashëm I pushtetit, do kuptoni që të jep më shumë privilegj të jesh një ndër të shumtët që e duan vendin e vet se sa një mbi të tjerë, se sa nje kumbull e fisme jashtë dhe e krimbur përbrenda mes një fushe ku është tharre edhe dheu!

Nuk do të doja kurrë të ëndërroja për një të ardhme të denjë, në një vend ndryshe, në një atdhe më të begatë, nëse më parë nuk përpiqem dhe angazhohem për ta parë të tillë. E di! Unë nuk kam as pushtet politik që t’u bie gjërave në kokë. Une nuk jam as zot, që të mund t’ia ndryshoj fatin këtij vendi sa hap e mbyll sytë. Unë jam vetëm një këmbësor me pushtetin e zërit, gojës, dhe me shpirt e them…të penës! E vetmja gjë që mundem dhe që zemra 18 muskulore më thotë të bëj është të ndihem, ti nënshtrohem të vërtetës, intuitës drejt seë drejtës, për të mos u bërë palë me shumicën e vetvrarë në heshtje!E paskam një fuqi ! NJë të drejtë aq sa dhe përgjegjësi! E ke edhe ti mik!

Fuqinë e rolit qytetar. Nëse bashkë bëhemi shumë e më shumë, jo tufë delesh të goditura nga dielli, por vendim-marrës të fatit të tyre, do t’ia çjerrim shoqërisë fustanellat e hipokrizisë, aq sa do tia shqyejmë e ne toke do t’ia rrëzojmë bashkë me ngurtësinë e saj shqisore.Do ta lëmë pa të fare, kokë e këmbë, si fryt i perëndisë, do t’ia zbulojmë të mirat që mban nën gjoks. Do t’ia shkrijme ndrojën për të thënë të pathënat dhe turpin emëkateve.Si dyll i verdhe mbi shalë ti rrjedhin, veten duke treguar…lakuriq!/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi