Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zbulohen në Skoci mumie – Frankenstein Empty Zbulohen në Skoci mumie – Frankenstein

Thu 19 Jul 2012 - 14:07
Zbulohen në Skoci mumie – Frankenstein MumieNjë zbulim i rrallë u bë kohët e fundit në një ishull në Skoci nga arkeologët Skocez, zbulime këto që ngjajnë me krijimet e Doctor Frankenstein.

Trupi i çdo mumie është “montuar” nga pjesë të cilat dikur i përkisnin trupave të tjerë njerëzor!

Mosha e të dy mumieve citon alb-observer.com, llogaritet të jenë mbi 3.500 vjeçarë. Që të dy skeletet që paraqesin shenjat e balsamosjes, u gjendën të groposur në pozicion embrional, në themelet e një ndërtese.

Ajo çka i shtyu me tepër arkeologët të studiojnë këto skelet, ishte arsyeja se ata vunë re disa pjesë të cilat nuk “kombinonin” me një skelet normal: nofulla e sipërme me atë të poshtme, qafa në lidhje me shtyllën kurrizore etj.

Sipas specialistëve, ky zbulim i çuditshëm ndoshta tregon se njerëzit të cilët kishin jetuar në ishullin “South Uist” kishin zakonet të veçanta varrimi.
Megjithatë, arkeologët pranojnë se për herë të parë ata ndeshin një fenomen të tillë, interpretimi tyre rreth dy mumieve, ndoshta do të vijoj për një kohë shumë të gjatë të mbetet enigmë./alb-observer.com/
Zbulohen në Skoci mumie – Frankenstein Skelet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi