Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës Empty Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës

Thu 19 Jul 2012 - 20:04
Aq halle ka pasur Liqeni Artificial i Tiranës këto vite sa nëse do e ngarkonim më shumë do ta çonim drejt tharjes, ashtu siç edhe është duke shkuar në fakt. Por, këtë herë po flasim për njerëzit që zhytën në ujin e tij. Në një vizitë që mund t’i bësh kësaj zone në orët e paradites, do të habitesh se megjithë akuzat që kanë rënduar mbi të për papastërti përsëri njerëzit nuk dorëzohen, guxojnë e shkojnë buzë ujit shumëngjyrësh (nga ndotja), duke marrë rrezet e para të ditës.

Në vëzhgimin që “Jetë” bëri gjatë paradites u vu re se ka nga ata që shkojnë familjarisht dhe sillen sikur kanë shkuar në një bregdet, duke përdorur si çadër hijen e pemës. Por ka edhe nga ata të tjerë, që bëjnë akrobaci e not bretkose, si dhe disa që pasi kanë bërë zhytjen e radhës luajnë domino në tavolina e improvizuara në trungjet e prera të pemëve.

Peizazhi

Disa nga qytetarët e pyetur na pohuan se nuk kanë ku të shkojnë dhe i vetmi vend që mund të kënaqen dhe të gjejnë qetësi është liqeni. Edhe pse i njohin problemet me ndotjen, përsëri ata preferojnë të shkojnë se sa të vuajnë nga vapa e padurueshme e këtyre ditëve. Në këtë peizazh të ndërthurur me kënaqësi, pamundësi, qetësi dhe argëtim habitemi kur shohim fëmijë dhe gra, që lahen pa kurrfarë problemi. Por pjesa më e madhe e frekuentuesve të këtij “plazhi” të kryeqytetit janë mesoburra, të cilët duket sikur vera e nxehtë e këtij viti është për ta. Madje, duket sikur askujt nuk i bën përshtypje ndotja e ujit, që vazhdimisht është bërë publike në media. Siç duket ata çdo gjë e shohin me pozitivitet, e nëse marrin ndonjë infeksion... Nuk kanë ku të ankohen pasi në këtë vend duhet të jesh vetë i ndërgjegjshëm për rrezikun që mbart një zonë, askush nuk të vjen në ndihmë.

Pëllumb Pipero: “Uji i Liqenit i ndotur, qytetarët të mos lahen”

Duke njohur problemet me ndotjen dhe projektet e ndryshme për Liqenin Artificial, ne pyetëm një nga specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pikërisht drejtorin e Politikave, zotin Pëllumb Pipero për të na dhënë një mendim për gjendjen aktuale të liqenit. Ne i tregojmë se banorë të shumtë të Tiranës lahen në liqen së bashku me fëmijët e vegjël. Ai na sqaron se ndotja e liqenit është shumë herë më e lartë se normat e lejuara dhe banorët kurrsesi nuk duhet të lahen. “Ndotja e ujit të liqenit është shumë herë më e lartë se normat e lejuara nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk është e këshillueshme që qytetarët e Tiranës, qoftë pensionistët që nuk kanë ku të shkojnë, të përdorin Liqenin Artificial për t’u freskuar. Në kushtet që është sot liqeni dhe për gjithë problemet që ka pasur vazhdimisht, si dhe uji i pakët që ka, nuk ka se si të ketë parametrat e duhura për lejimin e qytetarëve që të lahen. Me pak fjalë, ai është ujë i ndotur sepse nuk është i rrjedhshëm dhe nuk është pastruar”,- shpjegon zoti Pipero.

Historiku i një parku

Duhet të shtyhesh pas në kohë të kujtosh sesi ka qenë dikur Liqeni Artificial i Tiranës. E megjithatë, në ditët tona, është e vështirë prej shumë njerëzve ta kujton si ka qenë. Ai, sot i ngjan një kënete rreth të cilës gjallon betoni, produkti i dorës së pamëshirshme të njerëzve. Uji është mbushur me barishte dhe është i rrethuar në gjysmën e tij nga betoni. Në të gjithë planet e mëtonjësve të bashkisë janë shpallur projekte për të, por situata e tij mbetet fare e pashpresë...

Parku i Liqenit Artificial të Tiranës është një park i madh në jug të kryeqytetit, i ndërtuar në këtë vend në vitet 50-të. Për fat të mirë, pas viteve ’90, ai nuk u dëmtua apo pushtua nga kioskat si shumë parqe të tjera të Tiranës. Në pjesën e tij veriore dhe lindore parku është i mbuluar me pemë, ndërsa në pjesën jugore dhe jugperëndimore është i zhveshur madje në pjesën jugperëndimore po ngrihen ndërtesa të shumta. Në Parkun e Liqenit Artificial ndodhen dhe Kopshti Botanik si dhe ai Zoologjik. Një digë rreth 400 metra e pengon ujin që të vërshojë drejt Tiranës. Mbi digë ndodhet një rrugë mbi të cilën ecin vetëm këmbësorë. Në fundin perëndimor të digës ndodhet i vetmi Kopsht Zoologjik i Shqipërisë.

45 %

Rezulton turbullimi i ujit në Liqen. Nga studimi i fundit, ndotja e Liqenit Artificial të Tiranës ka rezultuar shumë e lartë, dhe sidomos në anën e Kopshtit Zoologjik ngarkesa mikrobike ka qenë shumë herë me e lartë. Shkak për këto probleme është bërë mosfunksionimi prej disa vitesh i kanalit të Farkës, që furnizon me ujë Liqenin Artificial të Tiranës.

6300

Është përmbajtja në ujë e klorofinës e llogaritur nga studimi i fundit i ISHP-ës. Pra, gati 6 herë më tepër se norma e lejuar. Ditët e fundit nuk është publikuar ndonjë analizë e baktereve dhe veçanërisht e sasisë së oksigjenit në ujërat e tij, kështu që mund të ngremë vetëm hamendje.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës Empty Re: Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës

Thu 19 Jul 2012 - 22:31
Tema kalon ne life style edhe pse mendoj mos duhet fut ne kategorine e turizmit kjo!! scratch
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës Empty Re: Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës

Thu 19 Jul 2012 - 23:46
Sa here jam lare ke gjiri ....k ....... si i thonim dikure Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës 1986279574 Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës 1986279574
Sponsored content

Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës Empty Re: Plazh në ujërat e ndotura të Liqenit Artificial të Tiranës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi