Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gjykata: Presidenti, mandat 5-vjeçar  Empty Gjykata: Presidenti, mandat 5-vjeçar

Sun 22 Jul 2012 - 10:15
Gjykata: Presidenti, mandat 5-vjeçar  Jahjagaaaaa


Gjykata Kushtetuese të premten i ka dhënë shpjegimet përfundimtare pse Atifete Jahjagës nuk mund t’i ndërpritet mandati presidencial me amendamente dhe me marrëveshje politike.

Në aktgjykimin mbi 40 faqesh që ka lëshuar kjo gjykatë, qartësohet se Jahjaga, më 7 prill të vitit të kaluar, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta drejtuar shtetin në mandat pesëvjeçar.

Vendimi për emërimin e saj asokohe i është dërguar Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë dhe Arkivit të Kosovës. Mbështetur në këtë vendim, Kushtetuesja ka nxjerrë përfundimin se ndërprerja e parakohshme e mandatit të presidentes, e shkaktuar nga futja e sistemit të ri zgjedhor, pakëson të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës.

“I gjithë populli i Kosovës pret që ajo të jetë presidentja e tyre gjate pesë vjetëve të ardhme. Kështu që, shkurtimi i mandatit të saj, siç propozohet me amendamentin 10, e privon popullin e Kosovës nga përfaqësuesi i tyre legjitim dhe garantuesi në një kohë më të hershme seç besonin dhe shpresonin”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi