Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Dashuri tragjike Empty Dashuri tragjike

Wed 25 Jul 2012 - 12:27
Të japësh jetën për hir të dashurisë është një vyrtyt që në kohët e sotme ishte harruar paksa.. Megjithatë midis 12 personave që humbën jetën në masakrën e kinemasë në Denver, SHBA, ishin edhe katër meshkuj të cilët dhanë jetën në përpjekje për të mbuluar nga plumbat të dashurat e tyre. Njëri prej tyre është Alexander Teves, 24-vjeçar, që humbi jetën duke mbuluar me trup Amanda Lingren, bashkëmoshataren që i kishte “rrëmbyer” zemrën dhe një mike tjetër të përbashkët.
”Isha shumë shumë e turbullt dhe nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte kur nisën të shtënat e para”, deklaroi Lindgren për “ABC Neës”. “Megjithatë, Alex e kuptoi menjëherë, më shtriu në tokë dhe më mbuloi, duke më thënë që të mos flisja. Kështu bëra. Ai ishte ëngjëlli im atë natë, tashmë është ëngjëlli im në qiell”, u shpreh e përlotur ajo. Më tej ajo rrëfeu se duheshin shumë aq saqë nuk rrinin kurrë më shumë se një orë pa folur edhe kur ishin në largësi.
Një tjetëri dashuruar që dha jetën për të mbrojtur të dashurën e tij ishte edheJohn Larimer, 26-vjeçar rekrut i marinës radhën e nëntë të kinemasë.
”Ai i dalloi menjëherë të shtënat dhe në mënyrë instiktive më shtriu në tokë për të më mbrojtur. Sekonda më pas, u qëllua nga një plumb që duhet të më kishte zënë mua”, përshkroi situatën 23-vjeçarja Julia Vojtsek e cila e terrorizuar, kaloi minuta duke parë agoninë e të dashurit të saj, që i përgjakur ndërroi jetë i shtrirë përkrah.
Mediat akoma nuk kanë arritur të kontaktojnë dy vajzat e tjera pasi ato duke qenë se ishin shumë të prekura me atë që ndodhi nuk donin të flisnin me askënd./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi