Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ali Sami Frashëri – Shqiptari që themeloi klubin e futbollit SK Galatasaray Empty Ali Sami Frashëri – Shqiptari që themeloi klubin e futbollit SK Galatasaray

Wed 25 Jul 2012 - 12:49
Ali Sami Frashëri – Shqiptari që themeloi klubin e futbollit SK Galatasaray Ali-sami-frasheri-208x300Ka lindur në Kandili të Stambollit ,më 20 mars 1886 . Emri orijginal i tij është Ali Sami, dhe është i biri i Sami Frashërit njëri nga shkrimtarët, filozofët dhe dramaturgët më të shquar shqiptarë. (Babai i tij Sami Frashëri lindi në vitin 1850,kurse vdiq në vitin 1904).Ali Sami “Yen” Frashëri në vitin 1905 krijoi klubin futbollistik Spor Klub Galatasaray dhe ishte president i parë për 13 vjet rresht, nga 1905-1918. dhe përsëri për pak kohë në vitin 1925. Ishte trajner i parë i ekipit të futbollit në mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Rumanisë

Ali Sami Frashëri, vdiq më 20 korrik, 1951.
Ali Sami Frashëri është edhe një nga futbollistët e parë shqiptarë,gjithashtu është një nga trajnerët e parë shqiptarë.një nga presidentët e parë të një skuadreje futbolli.
Ali Sami Frashëri,është i pari shqiptar që luajti kundër skuadrave më me renome botërore,si kunder : FC Barcelona,FC Real Madrid,Ac Milan,Manchester United etj.
Ali Sami Frashëri gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm në shtetin turk e veçanarisht në qytetin e Stambollit.
Ali Sami Frashëri vuri themelet e futbollit turk,ishte iniciatori i parë i krijimit të klubeve sportive si të : Basketbollit,hendbollit,volejbollit.notit,hipizmit etj..
Kundërshtarët e përjetshëm të klubit të Ali Sami Frashërit ishin : SK Fenerbahçe, JK Beshiktash,Trabzonspor,Istanbulspor. etj.
Ali Sami Frashëri ndoqi rrugen e babait dhe xhaxhallarëve të tij,që të gjithë ishin njerëz të moralshëm,intelektualë të shquar dhe shumë vizionar.
Nën udhëhqjen e tij SK Galatasaray fitoi shumë trofe,ishte skuadra më e fortë dhe më e organizuar në turqi dhe ballkan.
Një kuriozitet sa i përket fanelave të SK Galatasaray :
Në fillimet e saja atëherë kur edhe e themeloi ,fanelat e SK Galatsarayit kishin ngjyrat kuq e zi,si dhe në anën e majtë emblemën me shqiponjën dy krenëshe,që sombolizonte edhe vet origjinen e Ali Sami Frashërit.
Por me kalimin e kohës nga vetë shteti otoman,u detyruan dhe u obliguan që të hiqeshin fanelat me ngjyren kuq e zi ,dhe ta hiqnin shqiponjen si emblemë të klubit,e t`i zëvendësonin me ngjyra verdh e kuq,që edhe sot e kësaj dite i bartë SK Galatsaray.
Në Kohën kur luajti Ali Sami Frashëri futboll kapaciteti i shkallëve të stadium ishte rreth 20.000 mijë vendesh,kurse sot ka mbi 60.000 mijë ulëse.
Ky stadium dikur ishte afër kazermave ushtarake turke në Stamboll,kurse sot është një objekt modern sportiv, një nga më mirët në Evropë.
Një kohë ka qenë edhe kryetar i shoqatës së arbitrave të turqisë.
Pas vdekjes së Ali Sami Frashërit drejtuesit e klubit Galasaray vendosën që stadiumit t`ia lënë emrin e legjendës së futbollit dhe sportit turk,emrin e shqiptarit tonë të madh “Ali Sami Yen”.
Emrin e tij ,Ali Sami Yen, mbanë edhe një rrugë në Stamboll.
Kurse fjala Yen në biografinë e tij ,ishte pseudonimi,sepse ashtu e quanin dhe e njihinin dashamirët e futbollit turk ,Ali Sami Yen .
Me vdekjen e tij turqia humbi themeltarin e futbollit turk,kurse shqiptaria birin e saj.
Por a thua se sa e sa,intelektualë,shkencëtarë,artistë,sportistë humbi kombi ynë, e që sot e kemi ndoshta shumë të vështirë t`i dimë!?
Ali Sami Frashëri nuk kishte se si të mos ishte kaq vizionar,pas ishte biri dhe nipi i një familjeje që në një periudhë të caktuar kohore ishin memoria dhe promotorët e kombit shqiptar.
Ali Sami Frashëri dhe vepra e tij do të jetojë gjatë!Aq gjatë sa të ekzistojë shqiptaria dhe klubi i zemrës së tij SK Galatasaray.(mund ta verifikoni ne wikipedia
Mbiemri Frashëri është shumë i lashtë e shumë i madh,ky mbiemër është nder i kombit, po ta kesh mbiemrin Frashëri është nder dhe vlerë!
Këtë shkrime bëra me një qëllim,kur të tjerët mburren me bijtë dhe bijat tona pse mos të mburremi më shumë ne !?Sepse tek e fundit neve na takon më shumë se të tjerëve!/Daily-gossip.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi