Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SAMI FRASHËRI – GREKËVE TË “MEGALI IDEAS”: “UA THOTË HISTORIA, KUSH JENI JU DHE KUSH JANË SHQIPTARËT Empty SAMI FRASHËRI – GREKËVE TË “MEGALI IDEAS”: “UA THOTË HISTORIA, KUSH JENI JU DHE KUSH JANË SHQIPTARËT

Sat 25 Jul 2015 - 23:51
SAMI FRASHËRI – GREKËVE TË “MEGALI IDEAS”: “UA THOTË HISTORIA, KUSH JENI JU DHE KUSH JANË SHQIPTARËT”!…


Nga studimet më të fundit në arkivat osmane, të përkthyera dhe të botuara në Shqipëri, por edhe Kosovë, vepra e Sami Frashërit po merr një formë më të plotë. Nga disa gjurmime më të fundit është zbardhur tërësisht polemika e gjatë dhe e ashpër e mendimtarit tonë të madh me qarqet ideologjike dhe politike greke të asaj kohe, ku ai me argumente shkencore jep dëshmi të autorëve të lashtë, Plutarkut dhe Strabonit si dhe të dijetarëve të tjerë të mëvonshëm mbi autoktoninë e shqiptarëve në Epir. Gjysma e Iliadës dhe Odisesë është e shkruar në “shqip” nga Omeri, shkruan Samiu dhe shton se perënditë greke mbajnë emra “shqiptarë” (pellazgë). Jo me patetizëm, por urtë e qetë ai u tregon grekëve se burrat e dheut shqiptar, Aleksandri i Madh, Pirroja, Aristoteli, Skëndërbeu, Ali Tepelena dhe familje të tjera të shquara, që kanë drejtuar perandoritë, me historitë e tyre kanë lënë gjurmë të tilla, që grekët s’mund t’i fshijnë dot me gënjeshtra të trasha. Për këto e të tjera fakte, zëdhënësit e qarqeve shoviniste i përmendin Samiut bukën në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, që edhe atë s’ia dhanë ata. Për më tepër le të shohim se si Sami Frashëri mbron tezat e tij për çështjen kombëtare.
“Terxhuman-i Shark” kundër “Neologos”
Në kohën kur vepronte Samiu, pra në çerekun e fundit të shek. XIX, fuqitë e mëdha bënin plane për ndarjen e sferave të ndikimit. Ndërkaq shtetet e reja ballkanike bënin plane për zgjerimin e tyre, duke mohuar ekzistencën dhe në kurriz të kombit shqiptar. Fatkeqësisht një qëndrim të tillë mbante edhe Porta e Lartë. Duke parë qëndrimet e fuqive të mëdha dhe të Portës së Lartë, serbëve dhe grekëve iu hapën orekse të mëdha për të gllabëruar tokat shqiptare. Në këtë kohë Samiut iu desh të përballej fuqishëm me armën që kishte në dorë gazetën “Terxhuman- i Shark” kundër gazetës greke ”Neologos”, që dilte në Stamboll dhe që ishte hedhur haptas kundër shqiptarëve. Në një përgjigje analitike që i jep Samiu kësaj gazete thotë se është i detyruar t’iu kujtojë grekëve, duke shtuar shënimin (Kërkoj vëmendje), se kombi shqiptar është më i hershëm se ai grek, pale që sllavët nuk zihen në gojë, pasi kanë ardhur shumë më vonë në Ballkan.
Mos u lodhni të nxirrni të vërtetën, u drejtohet ai aspirantëve të Megalo Idesë, Idesë së Madhe, se e vërteta është në shesh. Ata që kanë lexuar, qoftë edhe një herë veprat që kanë shkruar historianët, gjeografët e udhëpërshkruesit e lashtë dhe ata të sotmit, e dinë të vërtetën, shkruan Samiu, dhe u përmend redaktorëve të “Neologosit” se duhet të kishin mësuar më mirë në shkollë hollësitë e betejave të Salaminës e të Maratonës për të mos nxjerrë në shesh injorancën e tyre.
Burra dhe jo barbarë
Në sulmet e gazetës greke vihet re një gjuhë e vrazhdë, një ndjenjë e hapur armiqësore dhe fyese, ndërsa përgjigjet e Samiut janë të matura, të thella, të argumentuara dhe me shembuj konkretë. Kështu, pretendimit grek se në Vorio Epir s’jetojnë më shumë se 220 mijë shqiptarë, myslimanë “përbindësha të tmerrshëm”, “turma barbare të gegëve”, siç i quan autori, Samiu i përgjigjet se ky vend i “përbindëshave të tmerrshëm” quhet Shqipëri, që famën e ka fituar që kur ka qenë pagane, një Shqipëri që e njeh historia dhe që s’ka asnjë njeri ta ketë turpëruar përpara njerëzimit.
Samiu rendit burrat më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria duke përmendur Aleksandrin e Madh, Aristotelin, që ka lindur në Maqedoni, Sinan Pashën nga Luma (1520-1596) pesë herë vezir (kryeministër), komandant i shquar ushtarak, që mori epitetin “Pushtues i Jemenit”; Qyprilinjtë që i dhanë Perandorisë Osmane pesë kryeministra në vitet 1656-1710; Mehmet Ali Pashën, shqiptar nga Kavalla, mëkëmbës i Egjiptit (1804-1849); Ali Tepelenën, etj, etj.
Ali pashë Tepelena dhe grekët
Grekët në gazetën e tyre “Neologos” përçmojnë figurën e Ali Tepelenës. Por Samiu nuk duron dot në njollosjen e një njeriu të tillë që i dha shumë Greqisë, i dha shembullin se si mund të shkëputej ajo nga Turqia, dha një kontribut konkret e të çmuar në Revolucionin grek. “Mençuria, zgjuarësia, trimëria, aftësia politike dhe shpirtmadhësia e Ali Tepelenës (Samiu nuk e përdor asnjëherë fjalën Pashë) kanë habitur Evropën, thotë Samiu. Kryerja e disa veprave pak mizore që i imponoheshin nga koha e atëhershme, nuk mund të shlyejë gjithë ato merita të tij dhe nuk ka si të njollosë një komb. A nuk ka pasur në periudhat më të qytetëruara të Greqisë së Vjetër e të Romës sundimtarë e komandantë, të cilët brenda një ore patën kryer aq akte dhune e barbarie sa bëri Tepelenasi gjatë tërë jetës së vet”.
Më tej, ai vazhdon se grekët duhet ta përmendin me respekt e nderim të madh emrin e Tepelenasit se ideja e shtetit të pavarur në pjesën jugperëndimore të Evropës Osmane për të parën herë i lindi në mendjen e Tepelenasit.
Shqiptarët, me zakone kalorësish
Në strategjinë greke për Vorio Epirin ishte injorimi dhe përçmimi i popullsisë shqiptare, veçanërisht asaj gege që, sipas grekëve, vrasin e presin pa dallim pleq e fëmijë. Samiu në gazetën “Texhumani shark” në vijim të polemikës jep këtë përgjigje; “Shqiptarët, jo vetëm që nuk kanë therur gra e fëmijë, por as armiqtë nuk i vrisnin kur i gjenin të paarmatosur. Këto sjellje e zakone të shqiptarëve, që i kanë patur vetëm kalorësit, dihen nga tërë bota. Prandaj këto shpifje nuk mund të ndikojnë te askush”.
Më tej Samiu thotë se nuk do të merremi me sofizma të stolisura, me fyerje e sharje që janë në kundërshtim me artin e polemikës dhe me etikën. Dhe si kalorës fjale, veç argumenteve e analizave për çdo gjë, kur e do puna ai harbutit i përgjigjet harbutçe, kur shkruan: “E sigurojmë “Neologos”-in se shqiptarët poshtërime të atilla nuk i pranojnë. Të paktën mund të hakmerren me një të pështyrë në fytyrë të atij që ka shkruar kundër tyre, në se ky veprim për të mund të konsiderohet poshtërim”.
Shqetësimi i Portës së Lartë
1Polemika me gazetën greke ka vazhduar gjatë, aq sa ka ndërhyrë edhe Drejtoria e Lartë e Shtypit e Portës së Lartë për ta ndërprerë. Dhe Samiu ka qenë dakord, por meqënëse “pronarët e letrave greke”, siç i quan ai autorët e “Neologos”-it, kërkojnë argumente shkencore dhe të provohet se Aleksandri i Maqedonisë, Aristoteli, Pirroja kanë qenë gjak shqiptar dhe se krahina e quajtur Epir, ka qenë e Shqipërisë, që nga koha e vjetër, Samiu thotë se jemi të gatshëm që me fakte që pranohen sheshit dhe me thëniet e dijetarëve më të shquar të Greqisë së Vjetër dhe të Evropës, të cilat vlerësohen si dokumente, ta bëjmë një gjë të tillë.
Pyesni bostanxhinjtë
Në një artikujt e tij të shumtë, Samiu është i detyruar të nxjerrë nga statistikat zyrtare të dhënat për popullsinë e sanxhakut të Prevezës, qytetit të Janinës etj, pasi zëdhënësit e Megalo Idesë nxirrnin se vetëm një e treta e popullsisë janë myslimanë dhe flasin shqip, të tjerët janë grekë. Por të dhënat numerike dhe harta që ka përpiluar Samiu është e saktë dhe e pakundërshtueshme.
“Po të kishte pyetur “Neologosi”, qoftë edhe një nga ata që shesin perime do të kishte mësuar se myslimanët e Epirit nuk e flasin greqishten”, thotë Samiu. Dhe vazhdon: “A mund të pranohet të thuhet se në sanxhakun e Beratit dy të treta flasin shqip dhe një e treta flet greqisht?” Le të na tregojë “Neologosi” një fshat, një shtëpi, një njeri që flet greqisht, në këto anë, me përjashtim të në fshati muhaxhirësh prej 25 shtëpish, që quhet Fajo Arta (Narta e Vlorës)” pas këtyre pasazheve nuk është vështirë të kuptosh përpjekjet e penëmprehtit Sami për zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe nxitjen e masave popullore, që ato të bëhen zot të tokave shqiptare.
Avokat i shqiptarëve
Me gjithë urdhrin e Portës së Lartë për ndërprerjen e polemikës së ashpër të gazetës së Sami Frashërit “Terxhumani – Shark” dhe gazetës greke “Neologos”, kjo polemikë vazhdoi. Grekët si gjithnjë, me sharje e fyerje, nga ana tjetër Samiu me përgjigje dinjitoze, shkencore, të matura e të thella. Ai triumfon deri në atë masë sa edhe kundërshtarët e pranojnë humbjen.
Ja si shkruan Samiu: “Neologosit mua më quajnë “avokat të kërkesave të shqiptarëve”. Po të kuptoja interesat e shqiptarëve ndaras nga interesat e përgjithshme osmane, këtë atribut do ta pranoja. Mirëpo me interesat e shqiptarëve përfshihen edhe interesat e të nënshtruarave të perandorisë. Nëse konsiderohem mbartës i fuqishëm të jem avokat i interesave të veçanta të atdheut tim amë, i cili është një pjesë nga interesat e përgjithshme të të nënshtruarve, këtë atribut e pranoj me krenari, përgjigjet Samiu, në një nga replikat e tij të vazhdueshme në qarqet e caktuara greke.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR. All rights reserved.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi