Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vajzën time dua ta bëj prostitutë – është më e ndershme se bankiere Empty Vajzën time dua ta bëj prostitutë – është më e ndershme se bankiere

Wed 25 Jul 2012 - 15:16
Vajzën time dua ta bëj prostitutë – është më e ndershme se bankiere 16778d1343209523-vajzen-time-dua-ta-bej-prostitute-eshte-me-e-ndershme-se-bankiere-nena-e-bija-prositute
Një ish-prostitutë me 20 vjet përvojë, shtyn edhe të bijën 16-vjeçare, për të punuar si prostitutë. Becky Adams, 45 vjeç, është marrë prej dy dekadash me profesionin më të vjetër në botë, por tani e ka lënë.Mirëpo ngulmon se do të ishte e kënaqur, nëse e bija e saj, Emilia, do të zgjidhte të bëhej një “shoqëruese e klasit të lartë”. Madje thotë edhe se do ta ndihmonte adoleshenten për të nisur karrierën.

“Shoqëria mund të gjykojë atë, por unë jo. Fundja, prostitucioni është një profesion i ndershëm. Madje më shumë sesa profesioni i bankieres. Po, sepse nuk do ta kuptoja atë nëse do të donte të bënte diçka moralisht të gabuar, diçka që mund të rrezikonte dikë tjetër. Çdo vajzë që ka punuar për mua ishte e bija e dikujt. Do të isha hipokrite po të thoja se një punë e tillë është e mirë për ato, por jo për time bijë”.

Ja që edhe Emilia, e cila aktualisht punon në një dyqan shitjeje makinash dhe ka studiuar turizëm e udhëtim, është dakord me të ëmën.

“Nuk kam problem moral për të pasur seks me të huajt. Nuk mendoj se për femrat është diçka e gabuar të shesin trupat e tyre. Mund të them edhe se nuk pendohem për faktin që kam humbur virgjërinë time në moshën 14 vjeç”.

Vetë Becky e ka ndërmarrë këtë profesion pasi ishte edukuar në mënyrë shumë strikte dhe besimtare nga familja e saj në Uells.
Mirëpo, ajo refuzoi të ndiqte Universitetin, u fejua me një kriminel dhe kur histori përfundoi, u gjend e detyruar të gjejë strehim në një shtëpi të mbyllur.

Nga ai moment u interesua për zanatin dhe filloi “jetën” e re, që kërkon t’ia mësojë edhe të bijës.
Burimi: express
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi