Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nje valixhe e kompletuar dhe organizuar per pushime Empty Nje valixhe e kompletuar dhe organizuar per pushime

Wed 25 Jul 2012 - 16:06
Te gjithe duam te marrim me vete gjithcka kur shkojme me pushime, megjithate, nevojitet nje organizim i mire qe valixhja te mbyllet dhe gjerat e nevojshme te jene brenda.Ja keshillat qe duhet te ndiqni....Gushti po afron dhe me te nisin pushimet dhe stresi. Per t'ju reduktuar sado pak kete te fundit, do t'ju japim disa keshilla sesi te beheni gati nderkohe dhe te pergatisni valixhen. Keshtu do te merrni me vete gjerat me te nevojshme, duke shmangur vonesat e kota.

1- Para se te filloni nga puna, shkruani nje liste me gjerat qe nuk duhet t'i harroni dhe ngjiteni ne pjesen e brendshme te valixhes, ne menyre qe ta keni gjithnje para syve.

2-Zgjidhni valixhen e duhur: ne avion ose per te ecur neper qytet eshte me e mire ajo plastike me rrota, gje qe nuk eshte e nevojshme ne fshat ose ne mal. Nese keni menduar te shkoni ne mal per te veruar, atehere do t'ju bente pune nje cante e madhe dore.

3-Studiojini te gjitha veshjet, si te dites ashtu edhe te nates. Perpiquni te kombinoni te njejtet elemente per shume raste: per shembull nje pale xhinse mund te vishen dy here gjate dy neteve te ndryshme. Po ashtu zgjidhni edhe ndonje veshje qe eshte e pershtatshme per cdo kohe dhe rast.

4- Studioni klimen e vendit ku do te shkoni dhe sido qe te jete, merrni me vete nje bluze me menge te gjata, pantallona te gjata dhe nje pale kepuce te mbyllura.

5-Pushime aventureske? Kjo nuk do te thote se nuk do te kaloni ndonje nate romantike, keshtu qe fustanin e zi qe ju rri ngjitur pas trupit nuk duhet ta harroni. Kjo vlen edhe nese shkoni ne ndonje fshat shik. Nese nuk keni nje te tille, atehere mos harroni pantallonat e zeza te ngushta.

6- Duhet t'i harroni produktet kozmetike, ktremrat anticelulit, kremrat per floket, kremrat per trupin etj. Jeni shume te bukura natyrale.

7- Veshjet intime duhet te jene e vetmja gje qe nuk duhet t'ju mungoje ne valixhe. Merrni me vete disa pale me shume nga c'ju nevojiten dhe nje sapun te mbeshtjelle mes tyre per t'u dhene arome te mrekullueshme.

8- Vendosni rrobat me kujdes duke vene ne fund te valixhes ato qe rrudhosen me pak, si per shembull xhinset, peshqire dhe carcafet.

9- Perdorni te njejtet teknike me kepucet, sic bete me rrobat. Futini ne qese plastike dhe vendosini ne vendet bosh mes rrobave.

10- Mund t'i ndani veshjet e ndryshme neper qese, duke shkruar mbi te llojin e rrobave te futura brenda, ne menyre qe kur te kerkoni, t'i gjeni shpejt dhe te mos beni rremuje te gjithe valixhen.

Nese ndiqni keto keshilla do te organizoni gjithcka ashtu sic duhet dhe nuk do te stresoheni aspak, mbi te gjitha do te fitoni kohe. Zgjidhni valixhen e duhur dhe do kaloni pushime te paharrueshme. Pushime te mbara. (B.L/Shqip)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi