Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë Empty Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë

Wed 25 Jul 2012 - 20:38
Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë B_250_200_16777215_00___images_Lifestyle_federik-ndociEntela Resuli

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Frederik Ndoci është bërë baba për herë të dytë. Pas vogëlushes Marilu, Frederiku është gëzuar me një djalë të vogël që e ka quajtur me një tjetër emër tri-rrokësh melodioz Nikolo. Ka qenë motra e tij, Rita Ndoci, ajo që ka bërë publik lajmin. Në një status në Facebook, Rita shkruan: “Miq e mikesha të dashtuna, sot Alisës dhe Frederikut, Zoti i ka bërë peshqesh një fëmijë dhe Marilusë një vëlla...Nikolos i urojmë jetë të gjatë.

U rrit të me nënë, babë dhe motër. Qoftë i lumtur e i gëzuar në jetë. Mirëseerdhe në familjen Ndoci...o shumë i prituri NIKOLO. U bafsh edhe 120 vjeç. Vëlla i dashur e paç me jetë Djalin dhe mos harro, gjaja e vonë e gëzon të zonë. Alisa është shumë mirë dhe shumë e lumtur dhe djali ka lindur si pëllumb dhe po na gëzon të gjithëve....mbarësi Riku, Alisa dhe Marilu, ju urojmë familjarisht. Miq të dashur e mikesha të dashura, këtë gëzim të madh deshta ta ndaja me ju....”

Histori martesash

Nikolo është djali i parë i Frederik Ndocit. Dy vjet më parë ai u bë baba për herë të tretë, me vajzë. Djali ka ardhur në jetë ditën e djeshme prej lidhjes së tij me Alisa Barakun, e cila është gruaja e tretë e këngëtarit. Për herë të parë Ndoci është bërë baba rreth 27 vjet më parë. Ai dhe bashkëshortja e tij e parë, Dëshira, e quajtën Flodia vajzën e tyre. Vite më vonë do të lindte Klea, e cila sot është 21 vjeçe.

Martesa e parë nuk ka qenë shumë me fat për këngëtarin, i cili është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Dëshira, pas 17 vitesh. Në një rrëfim për “Shekullin” para 3 vitesh ai ka pohuar se ndarja me ish-gruan e parë erdhi për shkak të homoseksualitetit të saj të pranuar. Pas divorcit të parë, Frederik Ndoci provon një martesë të dytë me këngëtaren Aida Dyrrah. Së bashku erdhën nga SHBA dhe iu prezantuan publikut në këngën “Balada e gurit”, me të cilën fitoi Festivalin e fundvitit në RTSH dhe përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Evropian, në vitin 2007. Por edhe kjo martesë do të mbaronte pas 10 vitesh. Në rrëfimin për Shekullin, Frederiku tregoi se ndarja nga Aida erdhi pasi ajo u rikthye tek ish- i dashuri.

Pas divorcit me Aidën, Frederiku nisi të bashkëjetojë me Alisën, një këngëtare 38-vjeçare, me të cilën këndonte në baret e Tiranës. Dy këngëtarët janë takuar para viteve ’90, thjesht si kolegë dhe janë ritakuar pas kthimit të Frederikut në Tiranë. Ky ritakim duket se solli edhe lidhjen e çiftit, që dje u kurorëzua edhe me një djalë pas një vajze. Sot Alisia është nënë e një vajze dhe një djali, ndërsa Frederiku është babai i tre vajzave dhe një djali.

Jetëshkrimi

Mosha: 50 vjeç,

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: Akademia e Arteve, dega aktrim, kompozicion.

Përvoja: 7 CD, 270 këngë, aktor në 6 filma, përfaqësues i Shqipërisë në Eurosong 2007
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi