Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores Empty Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores

Fri 27 Jul 2012 - 13:49
Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores Rrapi-mashkullore-300x184Mbrëmjen e djeshme mësohet të jetë thyhet rrapi i Mashkullores në Gjirokastër. Pema, plot 150 vite e vjetër, ishte pjesë e memories historike që lidhej me çetën e Çerciz Topullit dhe luftën e Mashkullorës. Rrapi ishte vendosur në qendër të jetës së këtij vendi dhe lidhej siç thonë banorët përveçse me historinë edhe me kuvendet, dasmat, spektaklet. Në 100 vjet pavarësi boshllëku që ka krijuar shembja e tij është shumë e madhe thonë banorët.
Banorët e zonës kanë treguar se era e fortë e një ditë më parë, ka mposhtur rrapin e vjetër duke u thyer në mes, pasi degët kishin nisur të kalbeshin prej vitesh për shkak të keqtrajtimit dhe betonizimit në të gjithe territorit rreth saj.

Rrapi i Mashkullores ishte kthyer në një simbol të luftës së Mashkullore së 100 viteve më parë, ndërkohë që ka qënë edhe qëndra e takimeve të rëndësishme të luftës nacional-clirimtare./alb-observer.com/

Historia

Para gati një shekulli, në 18 Mars 1908, çeta e kapedan Çerçiz Topullit do të zhvillonte në fshatin Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës një ndër betejat me të ashpra të shekullit të kaluar kundër pushtuesve turq. Lufta e Mashkullorës do ishte ndër ngjarjet më të spikatur të rezistencës patriotike shqiptare të viteve 1908-1910, të cilat do ti paraprinin Shpalljes së Pavarësisë së vendit.
Lufta e Mashkullorës do pasonte aktin heroik të dy pjesëtarëve të kësaj çete, patriotëve Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu, të cilët në 13 mars 1908 në një atentat të mirë-organizuar do të vrisnin bimbashin turk të Gjirokastrës.
Pesë ditë më vonë, çeta e Çerçiz Topullit e përbërë nga 9 vetë do të arrinte të përballonte e strehuar në një haur në rrethinat e fshatit Mashkullorë hordhitë turke. Një ndër penat më të shquara të publiçistikës patriotike të atyre viteve dhe njëkohësisht pjesëtar i kësaj çete, atdhetari Mihal Grameno do të përcillte deri tek ne një përshkrim të arrirë të kësaj lufte. Pena e Gramenos ka shkrirë në një stil të veçantë informacionin historik me përshkrimin patriotik dhe romantik të kësaj ngjarje. “Trimëri e kësaj lufte do të mbetet shëmbull për pritmjen, se u nderuan armët e Shqipërisë si në kohët e Skënderbeut”, shkruan Gramenoja në librin e tij “ Kryengritja shqiptare” të botuar në vitin 1921 në Vlorë.
Ndërsa pas vrasjes së bimbashit turk të Gjirokastrës, çeta e Çerçiz Topullit ishte strehuar tek një shtëpi gjirokastrite, një informator, do ti spiunonte ata tek garnizoni turk i Gjirokastrës. Duke u gdhirë data 18 mars, rreth 150 ushtarë të këtij garnizoni tentuan t’i kapnin në rrethim pjesëtarët e çetës. Por duket se kjo përpjekje u pikas në kohë nga çeta e Çerçiz Topullit çka bëri që luftëtarët e saj të largoheshin menjëherë nga qyteti për në zonën e fshatrave përreth. “Kur po shkonim me nxitim në përrua përnjëherësh dëgjuam buçimën e trumbetës dhe me vrap zunë plumbat të na shkojnë përmbiu krye, duke fërshëllitur! Ah ! Ishte një çast që nuk mund ta tregoj dot !”, shkruan Mihal Gramenoja në “Kryengritja shqiptare”.”Gjithë kësisoj edhe vërshëllima e pushkëve që vinte si breshëri përmbi krye, vazhdon ai rrëfimin për Luftën e Mashkullorës, na shurdhonte veshët, po duke i dhënë shoku-shokut kurajo edhe duke rënë ku këtu ku atje, u mësuam edhe nuk na bënte ndënjë përshtypje !”. Pas disa orësh ndjekje nga forcat turke çeta do të përgatitej për luftë duke u strehuar në haurin e Abaz Çanos, në rrethinat e fshatit Mashkullorë.”Ushtarët duke u rrëzuar që përpjetë, na e prenë udhën edhe do të na kishin vrarë që të gjithëve po të mos ishin Çerçizi me Asllanin, të cilët më të shpejtë nga këmbët, nxitonin edhe mundën të zënë një haur të rrëzuar, ku vetëm gurët kishin mbetur.
Që atje me vrap u hapëm zjarr ushtarëve, duke shtrirë dy prej tyre kështu që ua premë hovin e sulmin dhe kësisoj mundëm të arrimë edhe ne gjer atje”, shkruan Gramenoja. Në këtë haur gjysmë të rrënuar trimat e çetës së Çerçiz Topullit do të luftonin gjatë gjithë ditës duke i rezistuar me trimëri forcave turke. “Plumbat na vinin me breshëri po ne qëndronim si ca statute në vendet tona dhe u përgjigjeshim me plumba, po duke qëlluar edhe me këngë kombëtare”, shkruan Gramenoja për historinë e kësaj beteje.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores Empty Re: Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores

Fri 27 Jul 2012 - 16:24
sa keq ...po harrohet historia ..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores Empty Re: Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores

Thu 2 Aug 2012 - 13:51
Pergjegjesia Shqiptare, ZERO!!!

Masa mbrojtese eshte ndertimi i banesave te larta rreth e rreth rrapit, ndersa keta nuk ruajne rrapin por trrapin!!!

Vdekje Sali Berishes.
Sponsored content

Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores Empty Re: Era e fortë thyen rrapin 150 vjeçar të Mashkullores

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi