Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

‘Blloku’ shkon në det Empty ‘Blloku’ shkon në det

Sun 29 Jul 2012 - 1:51
Emanuela SaNuk janë vetëm pub-et. As teatri nuk punon, cirku zhvendoset nëpër rrethe, aktivitetet e tjera kulturore meken. Por ajo që shihet qartë është që ka disa javë që jeta e natës në Tiranë është e vakët. Për njerëzit në moshë, ky mund të jetë një lajm lehtësues, por të rinjtë e dinë se çfarë ka pas kësaj qetësie.Tradita e zhvendosjes së jetës së natës nga Tirana në bregdetin e jugut të Shqipërisë, është rikonfirmuar fort edhe këtë verë.

Pub-et me të njohur të kryeqytetit, tashmë funksionojnë në bregdet, veçanërisht në zonën e Dhërmiut dhe Jalës. Të rinjve tashmë u duhet të bëjnë qindra kilometra në fundjavë për të mbërritur aty ku duan. Ndoshta nuk është e mundur për të gjithë (shpenzimet shtohen nga udhëtimi) por në një mënyrë apo në një tjetër ia dalin. Dhe bregdeti i Drimadhes në Dhërmi në një mbremje të shtune të ngjan si salla e një pub-i në Tiranë.

Kryedebati? Paratë!

Shumica mbërrijnë të shtunën në drekë pasi nisin nga Tirana në mëngjes. Ka edhe nga ata që vijnë më herët, por nga vëzhgimi këtë fundjavë, gjiri i Drimadhes në dhërmi, të premten ishte “normal”, kurse të shtunën në drekë ishte “full”. Plazh dhe biseda poshtë çadrave të kashtës dhe pastaj muzika nis e shpërndahet që në orën 18.00 pasdite për të vazhduar gjithë natën.

Të “ngulur” në rërë, me detin e mrekullueshëm të jugut shqiptar në sfond, sheh emrat e pub-eve të njohura të Tiranës. Dhe vajzat e jetës së natës në Tiranë, tashmë nuk kanë më as fustanet. Janë të gjitha në bikini dhe mosha mesatare e gjithë plazhit me gjasa nuk i kalon 20 vjeçët. Debati kryesor nën çadra para se të ngrihen t’i bashkohen turmës së kërcyesve pak metra më tej në bregdet? Paratë!

Shpenzime? Sa të duash

Shpenzime ka sa të duash. E para karburanti për të ardhur nga Tirana, e dyta hoteli, e treta pijet dhe ushqimi. Të vesh e të kthehesh në Tiranë do minimalisht 50 mijë lekë të vjetra nëse ke një makinë nafte.

Për hotelin diskutimet janë më të zjarrta. Të rinjtë tentojnë të gjejnë akomodime që nuk shkojnë më shumë se 20 mijë lekë të vjetra nata. Për këtë u duhet të bëhen shumë vetë bashkë në një dhomë. Ka që e bëjnë, ka që janë gati të paguajnë më shumë. Në zonën e Rradhimës, Dhërmiut dhe Jalës, çmimet e fjetjes në hotele, në varësi të vendit, shkojnë këtë verë nga 35 mijë lekë të vjetra deri në 60, 65 madje edhe 80 euro nata.

Trendi veror: Kampingjet

Një zgjidhje shumë e përhapur tek të rinjtë janë çadrat në kampingje. Ofrohen veçanërisht në Jalë. Çadra për person kushton 8 mijë lekë të vjetra nata, nëse nuk ha aty dhe 13 mijë lekë nëse ha mëngjes dhe darkë po aty.

Dreka e thjeshtë shkon te 10 mijë lekë të vjetra personi, një kafe kushton 1200 lekë të vjetra (më shtrenjtë se në shumë zona të Tiranës); pak më dorëlëshuar janë tek uji, i cili kushton relativisht pak, nga 500 deri në 700 lekë të vjetra; akulloret nga 2 mijë në 4 mijë lekë, pastaj darka është tjetër hesap: një mohito në pub-in buzë detit, kushton minimalisht 7 mijë lekë gota.

DISA NGA ÇMIMET: SA KUSHTON NJË DITË-NATË NË BREGDET

Dhoma Hotelesh: nga 35 mijë lekë të vjetra në 80 euro nata

Dhomat e thjeshta: Deri në 20 mijë lekë të vjetra nata

Kampingu: Çadra për person kushton 8 mijë lekë të vjetra nata, nëse nuk ha aty dhe 13 mijë lekë nëse ha mëngjes dhe darkë aty.

Rruga: Tiranë-Jug-Tiranë: 50 mijë lekë nëse ke makinë nafte

Drekë e thjeshtë: 8 - 10 mijë lekë personi

Një Mohito: 7 mijë lekë

Një shishe ujë i vogël: 500-700 lekë

Një kafe: 1200 lekë

Klodiana Skrapalliu

“Kursejmë nga veshjet dhe kafetë e shumta për fundjavën në jug”

Klodiana Skrapalliu sapo ka përfunduar studimet e larta dhe punon part-time. Del shpesh në lokalet e natës në Bllok por tashmë i duhet të udhëtojë drejt jugut me mikeshat e saj. Për këtë duhet pak…kursim!

Klodiana, e vakët Tirana këto netë, apo jo?

Gjatë fundjavës kur e kam pushim në Tiranë nuk mund të bësh më asgjë. Fundjavën që kaloi shkuam në një nga pub-et që frekuentojmë vazhdimisht dhe ishte mbyllur. Roja që rrinte te dera na tha se është zhvendosur në bregdet. Të gjitha pub-et janë zhvendosur në qytetet bregdetare.

Shkon çdo fundjavë në jug tani?

Çdo fundjavë jo, por sa herë që mbledhim grupin e shoqërisë dhe sa herë që arrijmë të kursejmë para.

Sa shpenzoni për një fundjavë?

Mund të them që mundohem të kursej në maksimum. Zakonisht bëhemi 4 apo 5 vajza. Shkojmë në Dhërmi dhe marrim një dhomë të gjitha bashkë, të cilën mund ta paguajmë 15 deri në 20 mijë lekë për person. Po të marrësh dhomë më vete kushton më tepër.

Ushqimi?

Ushqimit nuk i kushtojmë shumë rëndësi, mund të kalojmë vaktin edhe me një sanduiç. Ndërsa gjatë mbrëmjes në pub shpenzojmë më tepër. Një pije shkon 4 deri në 5 mijë lekë, mund të marrim 4 ose 5 pije.

Dalin paratë?

Tani… Me gërshërë nuk i presim. Po ca vetë, ca prindërit. Lëmë pas dore ca gjëra të tjera, si veshja apo kafetë e një dite, për të bërë dy ditë pushime në fundjavë.

Ja vlen?

Shiko, jeta e natës aty është shumë e bukur në krahasim me Tiranën. Bën plazh gjithë ditën, natën deri vonë duke kërcyer, ato shëtitjet mbrëmjeve në bregdet nuk kanë të paguar.

Erikledo Arapi

“Paratë për jetë nate në jug? Dihet ajo, te babi do përplasesh”

Erikledo Arapi me makinën e shokëve dhe me çadra modeste, zhvendoset në fundjavë për të gjetur argëtimin e munguar në Jalë dhe Dhërmi duke ngritur një mini-kamping.

Erikeldo, si të duket Tirana gjatë verës?

Është pa gjallëri, pa atmosferë, shumë vakët. Unë rri prapë vonë, po tani më shumë rri në internet. Tani po deshe jetë nate, duhet të shkosh andej nga jugu në det, kanë ik të gjithë andej. Në Jalë e Dhërmi gjen të njëjtat pub-e si në Tiranë, duket sikur kanë edhe të njëjtën klientelë që e marrin me vete

Ti po shkon?

Shkoj kur mundem. Duhet të bëhesh grup.

Çfarë argëtimesh bëni?

Ditën plazh, natën pub. Kërcim dhe pije, të gjithë janë për qejf.

Si i siguron paratë për andej?

Ehe, vështirë, te babi do përplasesh dihet ajo punë. Po unë nuk shkoj çdo fundjavë. Më mirë në çadra, në kamping. Disa gjëra për të ngrënë i marrim me vete, ngelet vetëm nafta për rrugës dhe ca lekë për pub-in duhen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi