Çfarë duhet të bëjmë kur djersisim shumë?
Sun 29 Jul 2012 - 16:51
Djersitja e tepërt është një problem shumë i përhapur, por shumë refuzojnë që të bisedojnë me mjekun, duke preferuar ta "bëjmë vetë", shpesh me rezultate të pakënaqshme. Nuk është për t’u habitur ky fakt, pasi sipas një studimi të kohëve të fundit, shumica e njerëzve nuk dinë as dallimin ndërmjet antidjersës dhe deodorantëve.
"Kur është shumë nxehtë, trupi reagon duke prodhuar djersë. Në disa njerëz ky proces prodhon edhe më shumë - thotë Giuseppe Micali, Drejtor i Klinikës dermatologjike të Universitetit të Catania.
Djersitja shkaktohet nga prodhimi i tepërt i djersës nga gjëndra ekzokrine, e stimuluar nga fibrat kolinergjike të sistemit nervor. Këto gjëndra djerse ekzokrine janë të dallueshme nga ato që janë aktivizuar në periudhën e pubertetit nën stimulin e hormoneve seksuale, dhe që nuk kanë asnjë rol në kontrollin e temperaturës së trupit.
Si ta “luftojmë”
Fillimisht është e nevojshme të trajtojmë kushtet që e shkaktojnë djersitjen. Është e rëndësishme të theksohet se trajtimi mund të personalizohet në varësi të shtrirjes së problemit dhe në varësi të preferencave të pacientit.
Në përgjithësi, zgjidhja e parë për format e buta, është me antidjersë me baze kripërash të aluminit, ose alumin zirkonium.
Shumë persona i ngatërrojnë këto produkte me deodorantët, që janë mbi të gjitha pregatitje kozmetike për shmagien e erërave të pakëndshme në trup dhe nuk ndikojnë në prodhimin e djersës.
Ajo që duhet shtuar është së në qoftë se ju doni të ndërmerrni veprime në dy fronte, në shitje janë antidjersa të pajisura edhe me veprim deodoranti, për një aromë më të mirë.
Një tjetër ilaç, është iontophoresis, i cili synon të zvogëlojë sekretimit të gjëndrave ekzokrine duke përdorur elektricitet në një intensitet të ulët.
Në përgjithësi rezultatet janë të kënaqshme pas 10-15 seancash.
Në rast se trupi juaj nuk i përgjigjet këtyre terapive, ju mund të zgjidhni kirurgjine, për aq kohë sa ju besoni në duart e ekspertëve, për të minimizuar rrezikun e efekteve anësore dhe për të rritur shanset për sukses.
(gm/shqiptarja.com) almedicus

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi