Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

USA TODAY: Gjakmarrja thyen rregullat e Kanunit, rrezikohet edhe jeta e një vajze Empty USA TODAY: Gjakmarrja thyen rregullat e Kanunit, rrezikohet edhe jeta e një vajze

Mon 30 Jul 2012 - 20:27
Message reputation : 100% (1 vote)
USA TODAY: Gjakmarrja thyen rregullat e Kanunit, rrezikohet edhe jeta e një vajze B_250_200_16777215_00___images_Lifestyle_aurora-dhe-nena-e-saj

USA TODAY i ka dedikuar një reportazh fenomenit të gjakmarrjes në vendin tonë. Në këtë artikull trajtohet historia e Aurora Kodrës, 16-vjeçares nga Shkodra, e cila vuan papërgjegjshmërinë e familjes së saj, vihet në objektiv të syrit të mprehtë të medias amerikane, e cila duket se tashmë e njeh mirë kodin e rregullave të pashkruara. Reportazhi nis me frazën “Gjakmarrja zien ende në Shqipëri”. Më pas në këtë reportazh flitet për historinë e 16-vjeçares dhe për jetën e saj të kufizuar.

“Aurora Kodra, 16-vjecarja me buzëqeshje sa ironike aq edhe të trashë dhe syzet që i mbulojnë pjesën më të madhe të syve, nuk mund të largohet si gjithë bashkëmoshatarët nga banesa e saj, në zonën qendrore të Shkodrës. Jeta e saj do të rrezikohej ngado që të shkonte, për shkak të një konflikti të vjetër, me një familje të zonës. Gratë e reja kishte qenë gjithmonë përjashtohen nga kodit të lashtë të hakmarrjes njohur si Kanuni, i cili zbatohet ende në malet gati të padepërtueshme të këtij kombi të vogël në detin Adriatik, por historia e Aurorës ndryshoi pasi familja e saj hyri në zinxhirin e hekurt të gjakmarrjes”,- shkruan Nadia Shira Cohen, e dërguara e USA TODAY në Shqipëri.

Historia e gjakmarrjes së dy familjeve nisi nga një grindje për një vijë uji, në arën e familjes Qukaj, ku mbeti e vdekur Maria Qukaj, 17-vjeç, dhe gjyshi i saj. Vrasja duket se ndryshoi historinë e gjakmarrjes, pasi Kanuni nuk parashikon vrasjen e një vajze. Edhe pse vrasja e një djali parashikohej nga Kanuni dhe nuk do e shmangte gjakmarrjen, vrasja e një femre ndryshoi rrjedhjen e historisë ndërmjet 2 familjeve nga Shkodra.

"Problemi me gjakmarrjen sot është se njerëzit janë duke përdorur vetë interpretimin e tyre personale e Kanunit që i përshtaten nevojave të tyre", thotë Gjin Marku, drejtor i Komitetit të Pajtimit Kombëtar, për USA TODAY.

Kanuni, ose Kodi i Lekë Dukagjinit ka ekzistuar në Shqipëri për 500 vjet, shkruan gazeta amerikane, duke i mëshuar faktit se teksti i Kanunit ishte ndaluar kur komunistët sunduan vendin në vitet 1970 dhe 1980, vitet e fundit në demokraci, Kanuni ka parë një rigjallërim, kryesisht në veri të Shqipërisë.

“Në një komb pa gjykata efektive dhe një qeveri e cila shihet gjerësisht si e korruptuara, Kanuni vazhdon të shërbejë për shumë si një Kushtetutë jozyrtare”,- shkruan gazeta.

Frika e familjes Kodra.

Shpresa Kodra , nëna e 16-vjecares ndihet e frikësuar për jetën e vajzës së saj, ndaj nuk lejon që Aurora të shkelë jashtë shtëpisë. Për 10 vjet me radhë, familja Kodra jeton me kursimet dhe të ardhurat e trashëguara nga familje, kryefamiljari nga frika nuk e ka lënë kurrë shtëpinë, ndërkohë që djali i familjes, vetëm 20 vjeç është larguar në Zvicër, ku kërkon Azil politik. Aurora i kalon ditët e saj në Internet, duke shikuar televizor apo duke lexuar në dhomën e saj të gjumit.

"Unë kam miq, por jo ato që kam pasur më parë", thotë Aurora. "Ju e dini, kur merr në distancë më të thellë, gradualisht zbehet marrëdhënia, derisa zhduket plotësisht.", mbyll me citimin e Aurorës, reportazhin e saj USA TODAY.

Reportazhi i mëshon faktit të mos veprimit të ligjit dhe pamundësisë së komitetit të gjakmarrjes për të shuar konfliktet, kur Kanuni interpretohet gjithmonë e më shumë sipas ‘kapriçove’ personale të njerëzve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi