Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Colin Farrell: “Sëmundja e rrallë e tim biri, më bëri të vlerësoj jetën” Empty Colin Farrell: “Sëmundja e rrallë e tim biri, më bëri të vlerësoj jetën”

Tue 31 Jul 2012 - 12:05
Colin Farrell: “Sëmundja e rrallë e tim biri, më bëri të vlerësoj jetën” Colin-farell“Për mua lindja e tim biri ishte bekim… por sëmundja e tij e rrallë, më detyroi të vlerësoj jetën dhe të kuptoj në thelb qëllimin e saj”, dëshmoi një prej artistëve më të mëdhenj i votuar dhe si më seksi i Hollivudit, si dhe nga korifenjtë e artit të 7-të.

I biri 8-vjeçar i artistit të famshëm vuan nga sindromi i Angelman, që shkakton një morfi të aftësive të kufizuara mendore, si pasojë e së cilës filloi të ecë fare pak, në moshën katër vjeçare, ndërsa nuk flet thuajse fare.

Colin Farrell, citon alb-observer.com, i hapi zemrën një reviste italiane për mënyrën me të cilën ai përballon gjithë këtë situatë.
“Është një fëmijë i cili tregon një guxim të paparë dhe një fuqi të paimagjinueshme për jetën. E adhuroj tim bir dhe fakti që ai është i “veçantë”, më bën ta dua edhe më shumë. Në 2003-in, pak muaj para se të lindte im bir, më kishin thirrur në Lojërat Para Olimpike. Kurrë nuk isha informuar për sëmundje gjenetike apo sindroma që shkaktojnë paralizë serioze tek fëmijët dhe u befasova nga ata atletë entuziastë të mbushur plotë jetë dhe humanizëm”, shtoi Farell, duke uruar që një ditë të krenarohet me të birin e tij teksa ai do të marrë pjesë në Lojërat Para Olimpike.

Madje Farell nuk fshehu dhe faktin se sëbashku dhe me shumë prindër të tjerë, si dhe me ndihmën e nënës së djalit të tyre 8-vjeçarit James, që vuajnë nga sindromi Angelman, po mundohen që të ndërgjegjësojnë opinionin publik: “Fatkeqësisht, nuk jepen shumë para për hulumtime dhe eksperimente, me qëllim që të gjendet një ilaç për shërimin kësaj sëmundjeje. Por, falë përpjekjeve tona filluan eksperimentet për Angelman. Përkrahni të ndryshmen, shikojeni atë si një shans për të përqafuar jetën me të gjitha format e saj”, përfundoi Colin Farell./alb-observer.com/Colin Farrell: “Sëmundja e rrallë e tim biri, më bëri të vlerësoj jetën” Colin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi