Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Imam bajalldi

prej Wed 1 Aug 2012 - 18:21
Imam bajalldi Imam
Përgatitja Ndajini patlixhanët e zinë gjysmë dhe, me një lugë të vogël, hiquani tulin. Këtë te fundit, priteni ne copa te vogla dhe lëreni mënjanë për më vonë. Sipas dëshirës, mund t’u jepni patlixhanave një të skuqur të lehtë.

Në një tenxhere të madhe hidhni me bollek vaj ulliri, dhe kur ky të jetë nxehur, hidhni për t’u kaurdisur qepet e grira holle dhe hudhrat. Kur qepa të këtë marrë një ngjyrë të lehtë të artë, shtoni copat e mishit. Kaurdisini mire deri sa uji që lëshon mishi të jetë avulluar. Ata që e duan vegjetarian, lë të kalojnë direkt tek hapi tjetër.

Shtoni domatet e prera holle dhe majdanozin e grirë. Domatet, përpara se t’i grini, hidhini në ujë të nxehtë për disa minuta derisa t’u hapet cipa. Hiqeni cipen e domates me thikë dhe tulin priteni në copa të vogla. Është mirë ta shmangni cipën e domates sepse është pak e sikletshme gjatë ngrënies dhe aspak estetike në gjellë.

Shtoni, se fundmi, edhe tulin e patlixhaneve që hoqët mënjanë në fillim. Lëreni të zihen të gjitha se bashku për 10 minuta. Shtoni kripën dhe piperin e zi. Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe filloni dhe mbushni patlixhanat. Tepricën shpërndajeni midis patlixhanave dhe sipër tyre.

Futeni në furrë, në 220°C dhe piqeni deri sa te marri një kore të lehtë të kuqe sipër.

Nevojitën për katër persona :

Dy-tre kokrra të mëdha qepësh

4-5 thelpinj hudhre

3-4 domate të pjekura mirë

4 patlixhana të mëdhenj të zi

Për ata që janë jo vegjetarian:

500g mish të prerë në kubikë të vegjël

Vaj ulliri

Kripë

Pipër i zi

Majdanoz


Imam bajalldi Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi