Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Murgesha që çoi të ngujuarit shqiptarë te Papa Empty Murgesha që çoi të ngujuarit shqiptarë te Papa

Thu 2 Aug 2012 - 16:36
Murgesha që çoi të ngujuarit shqiptarë te Papa MariaChristina Farber

Nga ngujimi, në Perëndim! Christina Farber, gruaja që organizoi një ekskursion të rrallë të një grupi të rinjsh që janë rritur në kullat e ngujimit në veri

Monika Herrmann

Një udhëtim nëpër Gjermani në muajin mars të këtij viti ishte për 8 të rinj nga Shqipëria një guxim i madh. Por edhe një ekskursion drejt qetësisë. Që prej shumë vjetësh ligji arkaik i hakmarrjes dikton jetën e tyre. Njëri prej tyre, Kristiani, kishte 18 vjet, që nuk ishte larguar nga banesa e prindërve të tij. Vetëm aty, djali, që tani është burrë, ka qenë i sigurtë nga familja e gjakmarrësve.

Një ekskursion i rrallë, takim edhe me vetë Papën

Kristiani është njëri nga djemtë, për të cilët kujdeset motra Christina Färber, një murgeshë gjermane. Motër Christina organizoi këtë udhëtim në liri, që nisi me një vizitë tek Papa në Romë. Regjizori Marc Ëiese e shoqëroi grupin së bashku me një ekip xhirimi. Filmi i tij “Të përndjekurit. Pushime nga gjakmarrja” u transmetua mbrëmë më 1 gusht në orën 23:30 në televizionin gjerman ARD.

15 vjet në Shkodër, kush është ‘motër Kristina’

Që prej 15 vjetësh Kristina lufton në stacionin e saj të vogël të misionit «Jo Gjakmarrje» në Shkoder kundër gjakmarrjes. Marc Ëiese e njeh motrën Christina prej kohësh. Në vitin 2007 ai xhiroi për të dhe luftën e saj kundër gjakmarrjes në Shqipëri filmin dokumentar "Kanun", të nderuar me çmim.
Marc Ëiese e pati vizituar Kristianin, i shoqëruar nga motër Kristina, në dhomën e tij të gjumit, që ishte burgu i tij.

Historia e Kristianit, seri vrasjesh për një shuplakë

Historia e gjakmarrjes së familjes së Kristianit nisi para shumë vitesh me një grindje banale dhe me një shuplakë. Ajo u "shlye" me një vrasje dhe kështu filloi spiralja e gjakderdhjes, që vazhdon deri sot. «Vdekja e dhunshme e një pjesëtari të familjes mund të shpaguhet vetëm me gjakun e një të afërmi të dorasit", thonë rregullat arkaike.

Perëndimorët e pandehin Kanunin “rregull mysliman”

Marc Wiese e shoqëroi grupin në udhëtimin e tij nëpër Gjermani dhe e plotëson filmin me pamje të xhiruara pesë vjet më parë. Në Gjermani të rinjtë vizituan shumë shkolla dhe komuna, për të treguar për jetën e tyre në gjakmarrje. Për shumë ishte befasuese që kanuni nuk respektohet nga shumica muslimane në Shqipëri, por nga të krishterët, si familja e Kristianit.

“Do respektojmë Biblën, jo Kanunin”- Letër Papës

Cikli i vrasjeve mund të ndërpritet vetëm me guximin e njerëzve, për të hequr dorë nga tradita. Nën drejtimin e motrës Kristina të rinjtë u betuan në një kishë katolike se do të heqin dorë nga dhuna. Në vend të kanunit, bibla duhet të jetë përmbajtja e jetës së tyre, deklaruan ata në një letër, që i drejtuan Papës. Keto ishin ditë, që u dhanë atyre guxim.Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi